LAJMI I FUNDIT:

Padia për diskriminim e gjuhës shqipe, mjeku Asllani: Google na ka kërkuar takim

Padia për diskriminim e gjuhës shqipe, mjeku Asllani: Google na ka kërkuar takim

Mjeku nga Prishtina, Neshad Asllani, që ka qenë edhe një prej iniciatorëve në paditjen e Google për diskriminim të gjuhës shqipe, ka folur mbi pranimin e padisë nga Gjykata e Kalifornisë në SHBA.

Ai tha për Euronews Albania se Google ka kërkuar që të shtyhet afati i përballjes në gjykatë me 15 ditë.


Ai shtoi gjithashtu se pas padisë, përfaqësuesit ligjorë të Google i kanë kërkuar takim palës paditëse dhe sipas tij, kanali i komunikimit me gjigantin teknologjik është i hapur tashmë.

Gjykata e Kalifornisë konfirmon padinë ndaj Google për diskriminim të Gjuhës Shqipe - gjiganti teknologjik kërkon shtyrjen e afatit deri më 18 dhjetor
Lexo po ashtu Gjykata e Kalifornisë konfirmon padinë ndaj Google për diskriminim të Gjuhës Shqipe - gjiganti teknologjik kërkon shtyrjen e afatit deri më 18 dhjetor

“Siç kemi thënë edhe më parë, këto janë procedura normale. Padia është bërë, është nevojit konfirmimi i kësaj padie nga Gjykata. Ata kanë shqyrtuar sa e vlefshme dhe e vërtetë është, pastaj është pranuar dhe është dërguar në Google, ku i është thënë që jeni të paditur.

Por Google ka kërkuar nga ne që afati për përballjen e parë të shtyhet me 15 ditë. Kjo është dërguar në gjykatë. Ne presim përballjen e parë dhe kemi zhvillime pozitive, pasi Google ka kërkuar takim me ne, që të bisedojmë.

Do të takohemi me përfaqësues ligjor të Google. Këshilltari ligjor i joni… Nuk kemi indikacion për çfarë do të bisedojmë, mirëpo është diçka e mirë që kanali i komunikimit është i hapur. Ne kemi parë hartën e Evropës, vetëm Shqipëria dhe Kosova janë të kuqe, sepse pjesa tjetër është e kaltër”, është shprehur Asllani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori