LAJMI I FUNDIT:

​Arrestohet një i dyshuar për dhunë familjare në Rahovec

​Arrestohet një i dyshuar për dhunë familjare në Rahovec
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Rahovec ka arrestuar një person për dhunë familjare dhe ka sekuestruar disa armë.

Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Rahovec, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast dhune në familje, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari mashkull, shtetas i Kosovës, lindur në vitin 1995, përveç që dyshohej për dhunë në familje, kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar.

Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, me një karikator dhe 10 copë fishekë.


Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. /Telegrafi/