LAJMI I FUNDIT:

NATO: Mbështetja për Ukrainën mbetet e njëjtë pavarësisht nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit

NATO: Mbështetja për Ukrainën mbetet e njëjtë pavarësisht nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit

Anëtarët e NATO-s konfirmuan sot mbështetjen e tyre të plotë për Ukrainën, e cila nuk e ka humbur intensitetin e saj për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Gatishmëria dhe mbështetja për Ukrainën është konfirmuar, pavarësisht nga konflikti në Lindjen e Mesme. Në fakt, kjo mbështetje nuk e ka humbur aspak intensitetin e saj”, tha ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliç Radman pas takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare.

Një mesazh të ngjashëm ka dërguar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili pretendon se aleatët nuk janë lodhur duke mbështetur Ukrainën, transmeton Telegrafi.


“Ne duhet të mbështesim Ukrainën dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Çdo anëtar i NATO-s ka shprehur mbështetje të qëndrueshme dhe të përhershme për Ukrainën”, tha Blinken.

Ai tha se pret që Kongresi amerikan të miratojë propozimin e presidentit Joe Biden për ndihmë shtesë për Ukrainën në javët e ardhshme.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit, thotë se Putini nuk dëshiron paqe në Ukrainë derisa të dijë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA
Lexo po ashtu Zyrtari i Departamentit të Shtetit, thotë se Putini nuk dëshiron paqe në Ukrainë derisa të dijë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

Sot në selinë e NATO-s në Bruksel u mbajt takimi i parë i Këshillit NATO-Ukrainë, duke i ngritur në një nivel më të lartë marrëdhëniet e ndërsjella.

Ukraina u përfaqësua nga Ministri i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, i cili theksoi se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga çlirimi i territorit të pushtuar nga Rusia.

“Qëllimi ynë strategjik, Ukraina brenda kufijve të vitit 1991, që përfshin Krimenë, mbetet i pandryshuar”, tha Kuleba përpara fillimit të takimit.

Ai theksoi se vendi i tij nuk kërkon përfshirje direkte të amerikanëve dhe evropianëve në fushëbetejë, por ndihmë që ata të luftojnë kundër agresorit rus.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë e Ukrainës, por me sigurinë e të gjithë rajonit euroatlantik”, shtoi ministri ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, Vuçiq themelon një lëvizje të re

Grevë e përgjithshme në Serbi, Vuçiq themelon një lëvizje të re

Serbia

"Këtë nuk e vendos Putini", shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t'i bashkohet aleancës

Botë
Erërat më të fuqishme në 27 vjet godasin Britaninë dhe Irlandën, një i vdekur dhe gati një milion pa energji elektrike

Erërat më të fuqishme në 27 vjet godasin Britaninë dhe Irlandën, një i vdekur dhe gati një milion pa energji elektrike

Botë
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Botë
Kalo në kategori