LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo, djali 16-vjeçar i Ramzan Kadyrov emërohet vëzhgues në batalionin e ushtrisë ruse

Ndodh edhe kjo, djali 16-vjeçar i Ramzan Kadyrov emërohet vëzhgues në batalionin e ushtrisë ruse

Djali i liderit çeçen Ramzan Kadyrov, i cili u fotografua këtë vit duke rrahur një të burgosur në paraburgim, është emëruar si vëzhgues në një batalion të ri që është pjesë e forcave të ministrisë së Mbrojtjes ruse, tha një zyrtar i lartë çeçen të martën vonë.

Adam Kadyrov, i cili mbushi 16 vjeç javën e kaluar dhe u emërua së fundmi si shefi i truprojave të babait të tij, u shfaq në një video në rrjetet sociale të publikuar nga Ramzan Kadyrov në shtator duke goditur me grushte dhe shkelma një të burgosur të akuzuar për djegien e Kuranit, transmeton Telegrafi.


Videoja nxiti reagimi të ashpra. Ramzan Kadyrov, një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin, tha në atë kohë se ai ishte krenar për djalin e tij dhe e respektonte Adamin për arritjen e “idealeve të nderit, dinjitetit dhe mbrojtjes së besimit të tij për të rriturit”.

Adam Delimkhanov, i cili kryeson degën çeçene të Gardës Kombëtare ruse dhe është gjithashtu anëtar i parlamentit rus, tha të martën se i riu Kadyrov ishte emëruar kurator, ose vëzhgues i batalionit.

“Ky emërim ishte një rezultat i natyrshëm i shërbimeve të rëndësishme të Adamit në ruajtjen e vlerave fetare, familjare dhe kulturore të popullit tonë”, tha Delimkhanov, i cili konsiderohet zyrtari i dytë më i lartë i Çeçenisë pas Kadyrovit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori