LAJMI I FUNDIT:

Brusha e dhëmbëve preferohet të lahet mirë një herë në javë

Brusha e dhëmbëve preferohet të lahet mirë një herë në javë
(Foto: Pexels)

Ekspertët e higjienës orale besojnë se brushat e dhëmbëve duhet të lahen mirë herë pas here, megjithëse shumëkush mendon se shpërlarja e tyre me ujë të rrjedhshëm pas përdorimit është e mjaftueshme.

Profesor Mark B. Desrosies nga Universiteti i Bostonit pohon se bakteret në brushat e dhëmbëve shumohen lehtësisht, kështu që duhet të dezinfektohen rregullisht.

“Gjatë sezonit të gripit dhe të ftohtit, brushat duhet të lahen mirë dhe të dezinfektohen një herë në javë. Pavarësisht se çfarë lloj brushe përdorni, pastrohet gjithmonë në të njëjtën mënyrë nga poshtë lart. Pas pastrimit dhe larjes së plotë me ujë të ngrohtë, njomni furçën në një gotë me tre për qind peroksid hidrogjeni për të paktën 15 minuta”, ka shpjeguar ai.


Stomatologu tregon një gjë që duhet ta bëni kur i lani dhëmbët
Lexo po ashtu Stomatologu tregon një gjë që duhet ta bëni kur i lani dhëmbët

Më pas shpërlajeni brushën me ujë dhe lëreni në një enë të hapur që të thahet në ajër.

“Ambienti i ngrohtë dhe i lagësht shkakton shumëzimin e mikroorganizmave të ndryshëm, ndaj duhen mbajtur në një vend sa më të freskët dhe të thatë”, ka shtuar profesori.

Edhe pse e pastroni dhe e mirëmbani tërësisht brushën e dhëmbëve, këshillohet ta ndërroni atë çdo tre muaj. /Telegrafi/