LAJMI I FUNDIT:

Stomatologu tregon një gjë që duhet ta bëni kur i lani dhëmbët

Stomatologu tregon një gjë që duhet ta bëni kur i lani dhëmbët
(Foto: Pexels)

Një dentist ka treguar një detaj që duhet ta bëni kur i lani dhëmbët. Kur bëhet fjalë për higjienën orale, ka një gjë të thjeshtë që mund ta bëni për t’u siguruar se po kujdeseni mirë për dhëmbët tuaj dhe është tepër e thjeshtë.

Gjithçka që duhet të bëni është e thjeshtë: Lagni furçën e dhëmbëve përpara se ta vendosni pastën në furçë.


Stomatologu nga Ipswichi, Payal Bhalla – dentist kryesor dhe drejtor klinik i Quest Dental – ka shpjeguar se lagia e furçës përpara se t’i lani dhëmbët, është thelbësore për disa arsye.

Ushqimet e mira dhe të këqija për dhëmbët
Lexo po ashtu Ushqimet e mira dhe të këqija për dhëmbët

Së pari, lagia e fijeve ndihmon në shpërndarjen më efektive të pastës së dhëmbëve, duke siguruar mbulim më të mirë në të gjithë sipërfaqen e dhëmbit. Kjo rezulton në përmirësimin e efikasitetit të pastrimit dhe heqjen më të plotë e depozitave dhe mbetjeve.

Së dyti, lagia e furçës zbut fijet, duke e bërë përvojën e larjes më të butë me mishrat e dhëmbëve dhe smaltin duke reduktuar rrezikun e acarimit ose dëmtimit, kjo bën që dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve të trajtohen më butësisht.

Këshilla që nuk duhen anashkaluar për shëndetin dentar
Lexo po ashtu Këshilla që nuk duhen anashkaluar për shëndetin dentar

Krahas kësaj, lagështia ndihmon në aktivizimin e përbërësve të pastës së dhëmbëve, duke i bërë ato më efektive në luftimin e baktereve dhe ruajtjen e higjienës orale. Duke lagur furçën, mund ta përmirësoni përvojën e përgjithshme të larjes dhe të promovoni rezultate më të mira të shëndetit oral, duke e bërë atë një hap të thjeshtë, por të vlefshëm në rutinën e përditshme të kujdesit dentar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori