LAJMI I FUNDIT:

“Nëse organi antidoping po bën punën e tij, Djokovic duhet të pezullohet”, legjenda franceze godet ashpër nacionalistin serb

“Nëse organi antidoping po bën punën e tij, Djokovic duhet të pezullohet”, legjenda franceze godet ashpër nacionalistin serb

Ish-çiklisti francez Marc Madiot goditi ashpër sportistin e padisiplinuar, Novak Djokovic, pas ngjarjeve në Davis Kup në Malaga të Spanjës, ku nacionalisti serb kundërshtoi testin e dopingut para ndeshjes.

Koha ishte e diskutueshme për teniserin pasi stafi i Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA) u shfaq në dhomën e tij të zhveshjes një orë e gjysmë para ndeshjes kundër Cameron Norrie në çerekfinale, dhe Madiot tha se serbi duhet të të pezullohet.

“Drogat e përdorura për doping mund të zbulohen në një kohë shumë të kufizuar dhe për këtë arsye është e rëndësishme që testimi të bëhet para performancës”, deklaroi Madiot për Les Grandes Gueules du Sport.


Davis Cup nuk i ka dërguar ftesë Serbisë për sezonin tjetër të vitit 2024
Lexo po ashtu Davis Cup nuk i ka dërguar ftesë Serbisë për sezonin tjetër të vitit 2024

“Gjatë garës mund të ndodhë që gjurmët e produkteve të dopingut të eliminohen. Ata kanë të drejtë për të testuar sportistin para ndeshjes – ata po bëjnë punën e tyre”.

“Nëse ata e bëjnë punën e tyre siç duhet, Djokovic duhet të pezullohet. Ai refuzoi testin para ndeshjes dhe e pranoi atë më pas. Në çiklizëm, nëse refuzoni, atëherë nëse je pozitiv, do të gjobitesh”.

Kujtojmë se ekipi e Serbisë në Davis Cup u eliminua nga Italia në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, të cilin italianët e fituan përfundimisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori