LAJMI I FUNDIT:

Familja e fanses së Taylor Swift që vdiq në koncertin e saj marrin pjesë në shfaqjen e këngëtares në Sao Paulo

Familja e fanses së Taylor Swift që vdiq në koncertin e saj marrin pjesë në shfaqjen e këngëtares në Sao Paulo

Familja e Ana Clara Benevides, një vajzë e re që vdiq në shfaqjen e Taylor Swift më 17 nëntor në Rio de Janiero, u panë në shfaqjen e fundit të këngëtares në Sao Paulo, Brazil.

Në një video të postuar të dielën në X, familja e studentes u mblodh në një zonë VIP me tenda në stadiumin “Allianz Parque”, të veshur me bluza me fytyrën e 23-vjeçares të printuar në pjesën e përparme.


Është e paqartë nëse familja e Benevides ishte ftuar personalisht nga ekipi i Swift.

Foto: Twitter

Siç është raportuar më parë, Benevides pësoi arrest kardiak në shfaqjen e yllit të popit në Rio de Janeiro para fillimit të koncertit.

Studentja e psikologjisë u “këndell në stadium për rreth 40 minuta” përpara se të transportohej në spital, sipas gazetës braziliane Folha de S.Paulo.

Megjithatë, Benevides pësoi arrest kardiak për herë të dytë rrugës për në spital dhe u deklarua e vdekur pak më vonë.

Pas lajmit për vdekjen e një fansi, këngëtarja e “Blank Space”, 33 vjeçe, shkroi një letër emocionuese të postuar në InstaStory më vonë atë natë.

Foto: Twitter

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar them se humbëm një fans më herët sonte para shfaqjes sime”, filloi shënimi i Swift.

“Unë as nuk mund t’ju them se sa e shkatërruar jam nga kjo”, tha artistja.

Swift shtoi se ajo nuk do të ishte në gjendje të “flaste për këtë nga skena” sepse ajo ndihej “e pushtuar nga pikëllimi”.

Ndërsa fituesja e “Grammy”-së nuk foli kurrë vdekjes së Benevides gjatë performancave të saj, ajo doli në skenë më 19 nëntor dhe performoi “Bigger Than the Whole Sky”, për të cilin fansat besonin se ishte një nderim për Benevides.

Foto: Instagram

Babai i Benevides, Weiny Machado, foli gjithashtu pas vdekjes së vajzës së tij.

“Kam humbur vajzën time të vetme, një vajzë të lumtur dhe inteligjente. Ajo ishte gati të diplomohej në psikologji në prillin e ardhshëm, duke kursyer para”, tha Machado për një medium lokal.

“Nuk kam fjalë për të shprehur dhimbjen time. Ajo u largua nga shtëpia për të përmbushur një ëndërr dhe u kthye e vdekur”, tha ai.

Taylor Swift theu takën e çizmes gjatë performancës, fansi që e kapi e hedh në shitje
Lexo po ashtu Taylor Swift theu takën e çizmes gjatë performancës, fansi që e kapi e hedh në shitje

Machado shprehu gjithashtu dëshirën që policia të hetojë pretendimet se stadiumi i Rios po i ndalonte tifozët të sillnin ujë në stadium mes valës së rrezikshme të të nxehtit të Brazilit.

Foto: Getty Images

“Dëshiroj që të zbulohet nëse në fakt u ndalohej të sillnin ujë, nëse kishte neglizhencë në ofrimin e ndihmës”, tha Machodo.

Për shkak të valës vdekjeprurëse të të nxehtit, ekuipazhi i Swift dhe stafi i stadiumit – si dhe vetë Swift – u panë duke u përpjekur furishëm t’u jepte ujë fansave.

Për shkak të motit të nxehtë, Swift njoftoi më pak se 24 orë pas vdekjes së Benevides se koncerti që do të zhvillohej të nesërmen do të shtyhej.

Këngëtarja e “Lavender Haze” përfundoi turneun në Amerikën e Jugut dhe ka rreth dy muaj pushim para se të dalë sërish në skenë në Tokio, Japoni, për një performancë katër netësh në shkurt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Magazina
Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Magazina
Kalo në kategori