LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i energjisë elektrike mbetet i njëjtë, nga 1 dhjetori dy orë tarifë e lirë e rrymës në Maqedoni

Çmimi i energjisë elektrike mbetet i njëjtë, nga 1 dhjetori dy orë tarifë e lirë e rrymës në Maqedoni

Grupi i parë dhe i dytë i shfrytëzuesve, që shpenzojnë më pak energji elektrike, nuk duhet të brengosen për çmimin. Këtu përfshihen rreth 98% e qytetarëve, pohojnë nga Qeveria. Intervenime duhet të ketë në bllok tarifën e tretë dhe të katër ku janë shfrytëzuesit më të mëdhenj që shpenzojnë më shumë. Drejtori i Agjencisë për energjetikë, për TV21 theksoi se shteti ka treguar se nuk do të ketë tronditje enorme në çmimin e rrymës.

“Nga fundi i këtij muaji, EVN Home do të shpallë tender në të cilin EMV do të ofrojë sasinë dhe çmimin që e posedon. Në mënyrë shtesë Komisioni energjetik do të vërtetojë tarifat për shpërndarjen dhe transmetimin ndaj MEPSO-s dhe MEMO-s”, tha Dario Nikollovski, drejtor i Agjencisë për Energjetikë,

Komisioni Rregullatorë do të ketë mundësi që të intervenojë në çmimin e EVN Home.


“Komisioni rregullator do të mund të intervenojë, pasi që do të shqyrtojë të gjithë parametrat në bazë të cilave EVN Home e ka sjellë çmimin. Në mënyrë praktike qëllimi është i njëjtë, është ndryshuar vetëm mënyra, e cila është në përputhje me vlerat europiane”, shtoi Nikollovski.

Ajo që është e sigurt është se nga 1 dhjetori fillon tarifa e lirë e energjisë elektrike. Amvisëritë do të mund të shfrytëzojnë tarifën e lirë nga ora 13 deri në orën 15 gjatë ditës. Praktika ka dëshmuar se muaji dhjetor është më i ftoftë dhe andaj kjo tarifë vendoset në dispozicion të qytetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori