Marrëveshja e përkohshme e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit ofron hapësirë frymëmarrjeje në konfliktin e vazhdueshëm. Por, kjo nuk sinjalizon një fund të krizës së pengjeve – apo edhe fillimin e fundit të saj. Sido që të jetë, ajo i ofron Hamasit një avantazh në atë që ka të ngjarë të bëhet një dramë e zgjatur dhe pa fund.
Lirimi i dhjetëra të moshuarve, grave dhe fëmijëve pengje gjatë ditëve në vijim do të përshëndetet me lehtësim të madh nga izraelitët.
Kjo do të thotë se Hamasi do të vazhdojë të mbajë më shumë se 150 pengje, por për ta, kjo mund të jetë më e favorshme se numri më i madh, raporton bbc.
Së pari, gati 240 pengjet e marra fillimisht ndoshta i imponuan një barrë të madhe organizatës. Pengjet duan kujdes të vazhdueshëm, monitorim dhe – nëse është e nevojshme – të zhvendosen. Nëse disa prej tyre janë të moshuar, të sëmurë ose kanë nevoja të veçanta mjekësore, kjo i bën gjërat më të komplikuara.
Duke “hequr qafe” këdo që kërkon vëmendje të veçantë, Hamasi nuk po shfaq dhembshuri, por kryesisht po liron burimet për diku tjetër. Kjo është veçanërisht e vërtetë për rreth dy duzina punëtorësh nga Tajlanda dhe Nepali, të cilët nuk kanë asnjë vlerë strategjike për Hamasin, sepse nuk janë as izraelitë dhe as hebrenj.
Një arsye tjetër është se pengjet e mbetura janë më të lehta për t’u portretizuar si “legjitime”, sepse ata janë kryesisht ushtarë izraelitë ose burra të moshës luftarake. Hamasi do të argumentojë se ata janë “luftëtarë armiq” – madje edhe të burgosur të luftës.
Në mënyrë thelbësore, kjo do të rrisë presionin ndaj qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për të rënë dakord rreth shkëmbimit të të burgosurve.
Ashtu si në të kaluarën, kur Izraeli pranoi të lirojë qindra – në një rast: mbi një mijë – palestinezë në këmbim të një numri të vogël ushtarësh izraelitë, Hamasi do të kërkojë lirimin e mijëra anëtarëve që ndodhen aktualisht në burgjet izraelite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze