LAJMI I FUNDIT:

Iphone 16 nuk do të përmbajë Touch ID

Iphone 16 nuk do të përmbajë Touch ID

Linja e re e Iphone 16 nuk parasheh teknologjinë e vërtetimit të gjurmëve të gishtërinjve “Touch ID”.

Ky informacion vjen nga ueb-faqja e specializuar për teknologji Weibo, transmeton Telegrafi.


Në një postim ata shpjeguan se Apple nuk e ka në plan të përfshijë më Touch ID si metodë për skanimin e gjurmëve të gishtave.

Mediat raportuan se ky përjashtim do të vlejë edhe për linjën e re të Iphone 16.

Apple po punon për teknologjinë e gjurmëve të gishtërinjve nën ekran, që mund të debutojë në vitin 2026, në të njëjtën kohë që kompania po planifikon që të zhvendosë edhe Face ID nën ekranin e pajisjes.

Ndryshe, Apple po punon edhe në projektimin e çipave të ri për iPhone 16 dhe iPhone 16 plus, të cilët do të ndihmojnë në uljen e kostos së prodhimit. /Telegrafi/