LAJMI I FUNDIT:

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Bislimi: Qeveria mbetet e përkushtuar në përmbushjen e reformave

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Bislimi: Qeveria mbetet e përkushtuar në përmbushjen e reformave

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi në një takim sot në Bruksel me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, diskutuan rreth reformave që Qeveria do t’i ndërmarrë në kuadër të agjendës së saj të reformave, e cila do të shërbejë si parakusht për përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Këto reforma do të jenë pjesë e disa shtyllave prioritare duke përfshirë administratën publike, zhvillimin e sektorit privat dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit, energjinë dhe tranzicionin e gjelbër, kapitalin njerëzor dhe sundimin e ligjit.


Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përmbushjen e këtyre reformave, me qëllim të përfitimit maksimal nga ky plan, thuhet në një komunikatë për media.

Ndryshe, Plani i Rritjes kap shifrën prej 6 miliardë eurove në formë të granteve dhe kredive për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ai bazohet në katër shtylla kryesore: rritjen e integrimit ekonomik me Tregun e Bashkimit Evropian, rritjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Tregut të Përbashkët Rajonal, përshpejtimin e reformave themelore dhe rritjen e ndihmës financiare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori