LAJMI I FUNDIT:

Minatorët e “Trepçës” ankohen se nuk i kanë marrë pagat: Marrëveshja u shkel nga ata që e negociuan

Minatorët e “Trepçës” ankohen se nuk i kanë marrë pagat: Marrëveshja u shkel nga ata që e negociuan

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” është ankuar të premten se pagat e tyre nuk kanë dalë as pas datës 24 nëntor.

Në reagimin për media thuhet se marrëveshja e arritur me Bordin javë më parë “është thyer nga ata që e negociuan”.

Fundi i grevës së minatorëve, ndërmarrja "Trepça" publikon detajet e marrëveshjes
Lexo po ashtu Fundi i grevës së minatorëve, ndërmarrja "Trepça" publikon detajet e marrëveshjes

“Ku e lamë, e ku na mbeti…! Edhe pas datës 24 nuk është realizuar paga e minatorëve të Trepçës së Kosovës. Marrëveshja e arritur si rezultat i grevës është duke u shkelur nga Bordi dhe deputetët negociatorë, minatorët kërkojnë t’i përmbahen marrëveshjes”, thuhet në komunikatë.


Sipas sindikatës, minatorët janë tradhtuar nga Bordi dhe deputetët.

“Minatorët janë të tradhtuar. Marrëveshja është thyer nga ata që e negociuan”.

Ndryshe, minatorët e “Trepçës” përfunduan grevën 10-ditore më 3 nëntor, pasi arritën marrëveshjen me Bordin, negociuar nga disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, për plotësimin e kërkesave të tyre.

Sipas marrëveshjes, pagat e minatorëve do të dilnin nga data 6 deri më 10 të muajit dhe jo më vonë, konkursi për kryeshef të shpallej brenda 10 ditësh, ndërsa për sigurimin shëndetësor do të vazhdohej të pritej.

Në marrëveshje ka qenë kërkesë e minatorëve që të tërhiqen edhe vendimet e nxjerra gjatë grevës, duke përfshirë masat sanksionuese ndaj disa minatorëve. Por në letrën e Bordit ishte thënë se pajtohen me tri pika, ndërsa për vendimet gjatë grevës ishte thënë se do të bëhet analizim dhe shqyrtim i vendimeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori