LAJMI I FUNDIT:

Serbi i akuzuar për krime lufte në Kamenicë thotë se ka pasur raporte të mira me shqiptarët

Serbi i akuzuar për krime lufte në Kamenicë thotë se ka pasur raporte të mira me shqiptarët

I akuzuari për krime lufte, Zlatan Arsiq thotë se ishte pjesëtar i Policisë se Kosovës dhe kishte miqësi me shqiptarë, ndërsa për punën që ka bërë në polici thotë se është dekoruar nga ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

“Asnjëherë nuk kam pas problem me asnjë shqiptarë e leje me një vepër e tillë të më vihet në barrë. Shume herë kam qenë i dekoruar gjatë shërbimit dhe kam marr medalje nga ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, medalje të trimërisë”, tha Arsiq në paraqitjen e fjalës hyrëse.

Paraprakisht kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selmiaj konstatoi ndryshimin e trupit gjykues me ç’rast sërish u lexua aktakuza nga prokurori special Atdhe Demaj, ku i akuzuari tha se nuk ndihet fajtor për asnjë pikë të aktakuzës.


Më pas seanca vijoi me fjalën hyrëse ku prokurori Demaj të njëjtën e dorëzoi me shkrim, shtuar  se ky rast është me rendësi pasi që kemi të bëjmë me krime lufte dhe e aktakuza është e bazuar në fakte dhe prova që gjatë procesit gjyqësorë do të administrohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Demaj në fund të fjalës hyrës ju drejtua trupit gjykues me fjalët se si gjykatësit janë garancia e forcës dhe zë i fuqishëm i popullit, duke kërkuar nga ta që Arsiq të dënohet sipas ligjit dhe në të ardhmen veprimet si të Arsiq të mos përsëriten.

Fjalën hyrëse e dha edhe mbrojtësi i Arsiq avokati, Vaselije Asiq i cili tha se gjatë procesit gjyqësore do të vërtetohet se Arsiq nuk është i përfshirë në ngjarjen që prokuroria pretendon se ka ndodhur.

Për këtë avokati Arsiq tha se gjykatës do t’i paraqesin alibi se si Arsiq në kohë kur pretendohet se ka kryer krim nuk ka qenë në Kosovë por ka qenë në shërbimi ushtarak të Serbisë.

Kurse mbrojtësi tjetër i Arsiq, avokati Millosh Delevic i kërkoi gjykatës që Asiq të lirohet nga masa e paraburgimit duke ofruar si dorëzani shumën prej 30 mijë eurosh dhe duke garantuar se i njëjti nuk do t’i ik procesi gjyqësorë.

Gjithashtu avokati Delevci tha se edhe familja e të akuzuarit janë duke e përjetuar rëndë qëndrimin në paraburgim të Aksiq.

Mirëpo trupi gjykues refuzoi një kërkesë të tillë me arsyetimin se ende nuk kanë pushuar kushtet ligjore për pushimin e masës së paraburgimit ndaj Aksiq.

Procesi gjyqësorë ndaj Aksiq pritet të vijoi me dëgjimin e dëshmitareve të propozuar si në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK)

Zlatan Arsiq po akuzohet nga PSRK-ja për veprën penale Krime Lufte kundër Krime Lufte Kundër Popullatës Civile për periudhën shkurt-mars të vitit 1999, ku në bashkëkryerje kishin djegur, kërcënuar  dhe goditur me shuplakë të dëmtuarin.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori