LAJMI I FUNDIT:

Fustani transparent zbuloi më shumë se ç’duhet – publikohen të tjera fotografi nga paraqitja provokuese e Rita Orës në eventin e “British Vogue”

Fustani transparent zbuloi më shumë se ç’duhet – publikohen të tjera fotografi nga paraqitja provokuese e Rita Orës në eventin e “British Vogue”

Rita Ora u pa duke dalë me një pamje që dukej se kishte kaluar një kohë të shkëlqyer, ndërsa dilte nga festa e mbushur me argëtim në ngjarjen e “British Vogue”.

Këngëtarja 32-vjeçare dukej se kishte kaluar një natë të paharrueshme ndërsa dilte nga festa e mbushur me personazhe VIP, shkruan DailyMail.

Rita u vesh me një mënyrë guximtare në fustanin e saj transparent që rrezikoi një mini-defekt te pjesa e gjoksit, i cili kishte disa detaje lule me flori të vendosura strategjikisht.


Ora ishte në qendër të vëmendjes ndërsa dilte nga festa, ndërsa Maya Jama u bashkua me të pas festës bashkë me Little Simz.

Rita Ora shfaqet pa sytjena me një fustan transparent në festën “Forces For Change” të “British Vogue”
Lexo po ashtu Rita Ora shfaqet pa sytjena me një fustan transparent në festën “Forces For Change” të “British Vogue”

Prezantuesja e “Love Island”, e cila më herët u pa duke mbajtur duart me të dashurin e saj Stormzy, dukej po aq glamuroze sa zakonisht teksa dilte me miqtë e saj.

Pavarësisht se mbërritën së bashku, Stormzy dhe Maya u larguan nga festa luksoze ndaras, ndërsa vazhdojnë të mbajnë romancën e tyre të rifilluar mjaft të qetë.

Duke dalë nga festa bashkë me Little Simz, Maya tregoi figurën e saj mahnitëse në një kostum të zi, ndërsa buzëqeshte gjerësisht.

Kjo paraqitje e Ritës bjen pak kohë pasi ajo iu dha fansave të saj një vështrim të shkurtër në pushimin e saj të fundit në Skoci me bashkëshortin Taika Waititi në një postim në Instagram të enjten e kaluar.

Ajo publikoi fotografi të ndryshme turistike nga vizitat që çifti kishin bërë, duke përfshirë Kështjellën “Balmoral” dhe disa pamje mahnitëse të peisazhit.

Ndërkohë që mbrëmë (e mërkurë) ajo festoi katër vjetorin e publikimit të albumit “Phoenix”, i cili është albumi i dytë dhe njëherësh më i suksesshme në karrierën e saj.

Rita Ora përndryshe nxori në shitje një album edhe këtë vit, të titulluar “You and I” e cila i dedikohet jetës së saj private dhe sedimentale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina

"Thikë pas shpine me shku me tjetrin” - debat mes Gjestit dhe Xhenetës në BBVK

Magazina
Kalo në kategori