LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet vendimi i gjykatës për Ilir Beqën: Duhej masë sigurie më e rëndë

Zbardhet vendimi i gjykatës për Ilir Beqën: Duhej masë sigurie më e rëndë

Gjykata e Posaçme (GJKKO) nxjerr në pah standardin e ndjekur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me hetimin e dosjes së “Sterilizimit”, dhe kërkesën për masë sigurie” Detyrim paraqitje” e “Ndalim të daljes jashtë vendit”.

Sipas gjyqtarit Erion Bani, ish-ministri Ilir Beqaj ka konsumuar edhe veprën penale të falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve, duke evidentuar se këto vepra parashikojnë dënimin deri në 7 vite burg.

Sipas GJKKO-së, Ilir Beqaj rezulton personi kyç në kryerjen e procedurave dhe nuk lë pa përmendur duke cituar bazën ligjore përkatëse, se për këto vepra lënia me masë sigurie më të butë se “Arresti në burg”rrezikon prishjen e hetimeve apo shmangien e ballafaqimit me drejtësinë.


Beqaj pritet të paraqitet sot në Byronë Kombëtare të Hetimit në orën 15:30, në bazë të vendimit të gjykatës.

Në vendimin e GJKKO theksohet se intensiteti i shkelje të kryera nga Beqaj në koncesionin e sterilizimit është më i madh se i pandehurve të tjerë, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për të cilët prokuroria kërkoi masat e sigurisë “Arrest me burg”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori