LAJMI I FUNDIT:

Tre vëllezër në një ndeshje: Familja Esposito bëjnë histori në Itali

Tre vëllezër në një ndeshje: Familja Esposito bëjnë histori në Itali

Rikthimi i Serie B do të bëjë histori me ndeshjen Sampdoria-Spezia. Dhe nuk do të jetë sepse ne shohim Andrea Pirlon në bankinën e klubit gjenovez, por në ndeshje do të marrin pjesë tre vëllezër: protagonistë në Marassi do të jenë familja Esposito. Njëri në Sampdoria (Sebastiano), dy në Spezia (Salvatore dhe Francesco Pio).

Tre vëllezër në fushë në të njëjtën lojë… diçka që nuk kishte ndodhur për shumë vite. Por, nuk është e paprecedentë në futbollin italian.

Edhe në vitet e 80-ta, Luca Pellegrini u përball me vëllezërit e tij Stefano dhe Davide. Çuditërisht, Sampdoria ishte e përfshirë edhe në atë ndeshje. Luca luajti atje, ndërsa vëllezërit e tij, te Fiorentina.


Të tre janë lojtarë të rinj të Interit, por po kalojnë momente të ndryshme në karrierën e tyre.

Salvatore, më i madhi, është 23 vjeç, luan si mesfushor dhe është më i vendosuri në elitë.

Vitin e kaluar ai ra nga Seria A në Serie B me Spezian dhe ka qëndruar në Liguria.

Pio Esposito ka mbërritur në krah të tij, ai që është në rritje tani. Sulmuesi 18-vjeçar është i huazuar nga Interi dhe është përpara kohës së tij.

Ai tashmë luan me ekipin italian U21 si titullar. Në Appiano Gentile kanë shumë besim tek ai për të ardhmen. Pak muaj më parë ai u shpall nën-kampion në Botërorin U20 me Italinë; disa javë më vonë ai fitoi EURO U19 me Azzurrët.

Pastaj është Sebastiano. Gjithashtu sulmues. Ishte xhevahir i madh… por i ka rënë pak forma dhe ‘nami’. Ose jo. U bë aq shumë bujë sa tani, në moshën 21-vjeçare, duket se ka ngecur. Por, ai vjen nga një huazim i mirë te Bari dhe tani po përpiqet të shtyjë veten në një klub historik si Samporia.

Ai ende i përket Interit edhe pse do ta ketë të vështirë të vendoset në ekipin e parë. Ai e kishte atë mundësi në të kaluarën, me trajnerin Antonio Conte.

Tre vëllezërit, meqë ra fjala, luajtën tashmë më 11 qershor në një ditë mjaft të veçantë… dhe të trishtuar për ta. Ata luajtën gjithçka atë ditë… dhe të gjithë humbën. Sebastiano humbi promovimin me Barin, Pio Esposito në finalen e Kupës së Botës U20 dhe Salvatore në “Play-Out” për shkak të rënies në Serie B.

Ndeshja Sampdoria-Spezia zhvillohet sot (e premte) me fillim nga ora 20:30 dhe i takon javës së 14-të të Serie B. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Kalo në kategori