LAJMI I FUNDIT:

Hapet aksidentalisht derën e urbanit në Tiranë, plagoset e moshuara, arrestohet shoferi

Hapet aksidentalisht derën e urbanit në Tiranë, plagoset e moshuara, arrestohet shoferi

Një e moshuar ka mbetur e plagosur në Tiranë, pasi është plagosur teksa aksidentalisht është hapur dera e autobusit të linjës.

Ngjarja ndodhi në bulevardin “Zogu i Parë”. Lidhur me ngjarjen është arrestuar shoferi i urbanit, shtetasi me inicialet Sh.H., 64 vjeç.


“Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një autobus, në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se aksidentalisht ka hapur derën e autobusit dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. B., 78 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/