LAJMI I FUNDIT:

Hapet tenderi për rikonstruimin e stadiumit në Tetovë

Hapet tenderi për rikonstruimin e stadiumit në Tetovë

Komuna e Tetovës njofton sot ka shpallur tenderin për rikonstruimin e stadiumit të qytetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas shpalljes publike të bërë nga ana e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, lënda e kontratës së prokurimit publik është ndërtim dhe rikonstruim i objekteve sportive, ndërkaq vlera e parashikuar është 600.000.000 denarë pa TVSH, që i bie rreth 9.7 milionë euro.


AI jep tre versione të mahnitshme për stadiumin e Tetovës
Lexo po ashtu AI jep tre versione të mahnitshme për stadiumin e Tetovës

Sipas tenderit punimet duhet të mbarojnë brenda 36 muajve.

Kryetari i Komunës së Tetovës thekson se me hapjen e tenderit e ka mbajtur fjalën e dhënë para qytetarëve.

“Në vetëm dy vjet qeverisje realizojmë atë që të tjerët me dekada nuk arritën ta bëjnë”, shkruan Kasami në Facebook./Telegrafi/