Të tjera detaje kanë dalë lidhur me urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Posaçme SPAK, ku mes tyre ishin edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në Shqipëri.
Nga zbardhja e bisedave, duket se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i akuzuar për disa vrasje, i kishte dhënë telefonin e tij me programin “SKY ECC” ish-shefit të Policisë, Erzen Breçanit, i cili komunikonte me eksponentin tjetër të botës së krimit, Bujar Ajetin, për të dekonspituar aksionet për kapjen e Dumanit.
Më datë 15.08.2020 ora 18:23:54, Bujar Ajeti duke përdorur CC4RE2 komunikon me përdouresin J35P60 ku flitet reth faktit që e kanë përgjuar dhe se kush ja ka dhënë këtë informacion.
Pjesë nga bisedat (Dosja e SPAK):
“X”: Po cne aty duke ju pergju juve me lale..Si esht puna Kush paska qen ai moterq**…
Bujar Ajeti: O lale fije e për pe… Ropq**. Ifoni, lale që mbajm me vete.…Pa e hap fare. I fikëm. Komplet.
“X”: He mos ja fut kot…
Bujar Ajeti: I përgjo. Po lale…100 %.…Po po…Me ane te imeit..
Në orën 18:26:39 Bujar Ajeti dërgon mesazhet ku dyshohet se me fjalën “erz” i referohet Erzen Breçanit. Ai dërgon mesazhet “Nuk kanë qenë tu më përgju. E ka hanger ai tjetri..Erz..Ato lart…O lale…E kan bo.…Te Tiranës.…Pash zotin mos fol me kand.…Se qija ropt pastaj.…Maje per vete qa folëm bashke… Sjam tu i zane bese as ktij tani…”
Rreth përgjimit që i kanë bërë Bujar Ajetit, jep të dhëna edhe Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023 ku ndër të tjera deklaron:
“..Po ashtu, kam takuar edhe Erzen Breçanin, 2 apo 3 herë në Kukës në nje bar restorant në qendër te Kukësit. Erzeni me sa me kishte fol Bujari, ishte shok i ngushtë i tij pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin Renea. Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tierë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisie nga burgu në Magedoni. Kuitoj një rast që Erzeni erdhi në Kukës shumë i shqetësuar, pasi në biseden e përgjuar midis Bujar Ajetit (Gjermizit) dhe Erzen Breçanit e personave të tjerë, ishte përmendur emri i tij. Ky përgjim ishte bërë nga njesi operacionale e Policisë së Shtetit. Erzeni me Bujarin u sqaruan dhe Erzeni i tregoi që e kishte sqaruar si situatë dhe i kishte thënë Bujarit që mos të zhvillonim biseda tek bar “Stani” dhe në telefona pasi ishin në përgjim. Kjo rezultoi e vertetë pasi disa ditë më vonë, Bujari ka kapur dy punonjës policie tek Bar Stani të cilët po vëzhgonin. Personat nuk ju prezantuan si policë, por Bujari i kuptoi pasi ato po hiqeshin sikur po shisnin një makinë në Kukës, kur vetë ishin nga Tirana. Bujari e pati qëlluar njërin prej tyre me shpullë…..”. ky fakt i përmendur nga shtetasi Nuredin Dumani, është i besueshëm pasi në mesazhin zanor të dërguar nga Bujar Ajeti me dat 19.09.2020 në orën 16:31:56 me perdoruesin “Y” përmendet një rast ku shtetasi Bujar Ajeti ka patur konflikt me disa persona që po hiqeshin sikur shisnin një mjet.
Me datë 17.08.2020 në orën 12:41:14 përdoruesi Nuredin Dumani komunikon me Bujar Ajetin dhe pasi është vënë në dijeni që telefonin do e marri Erzen Breçani, i dërgon edhe kodin e hapjes së telefonit si dhe kodin e hapjes së aplikacionit SkyECC.
Ai dërgon mesazhet:
Ok. Ta gezojn.…Kodin e ka…Cimicimi.…Dhe te parin dhe të dytin…a bone…
Ky fakt, mbështetet edhe në deklarimin e Nuredin Dumanit, datë 17.10.2023 ku ndër tjera ai deklaron se:
Do të shtoj, duke qenë se Erzeni kishte informacion nga policia në lidhje me aksionet që bënte policia, Bujari më kerkoi që ti jepja një telefon me SkyECC Erzenit që të ta informonte per lëvizjet që do bente policia për llogarinë time. Unë bleva 3 telefona me SkyECC dhe njërin ja kam dhënë në prani te Bujarit shtetasit Erzen Breçani. Periudhen nuk e kujtoj se kur ja kam dhënë telefonin Erzenit. Me Erzenin unë nuk kisha kontakt në SkyECC, por ai kishie kontakt me Bujarin. Pagesën e telefonit e kisha bërë une.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A