LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me modelen e parë spanjolle të krijuar nga inteligjenca artificiale që fiton deri në 10 mijë euro në muaj

Njihuni me modelen e parë spanjolle të krijuar nga inteligjenca artificiale që fiton deri në 10 mijë euro në muaj

Aitana Lopez është modelja e parë spanjolle e krijuar nga inteligjenca artificiale dhe ka një fitim deri në 10,000 euro në muaj.

Në një periudhë të vështirë, verën e kaluar, Ruben Cruz, dizajneri dhe themeluesi i agjencisë “The Clueless”, vendosi të krijojë influencuesen e vet për të përdorur si modele për markat që i afroheshin.

Kështu ata krijonin Aitanën, një grua 25-vjeçare artificiale me flokë rozë nga Barcelona, të cilën e krijuan pranë përsosmërisë fizike, shkruan DailyMail.


Foto: The Clueless Agency

Ajo mund të fitojë deri në 10,000 euro në muaj, por mesatarisht fiton rreth 3,000 euro.

Shtëpia diskografike 'Warner Music' nënshkruan kontratën e parë me një artiste virtuale të krijuar nga inteligjenca artificiale
Lexo po ashtu Shtëpia diskografike 'Warner Music' nënshkruan kontratën e parë me një artiste virtuale të krijuar nga inteligjenca artificiale

Dizajnerët në agjenci përdorin inteligjencën artificiale dhe ekspertët e ‘photoshop’-it për çdo javë për të krijuar jetën e Aitanës, duke vendosur se çfarë do të bëjë ajo gjatë javës, vendet që do të vizitojë dhe fotografitë që do të ngarkohen për ndjekësit që duan të dinë më shumë për të.

Ajo madje merr mesazhe private nga yjet e Hollywoodit që nuk e dinë se ajo nuk është një person real.

Foto: The Clueless Agency

Aitana tashmë ka më shumë se 121,000 ndjekës në Instagram dhe fotografitë e saj marrin mijëra shikime dhe reagime.

Dizajnerët e saj kanë krijuar edhe një model virtual të dytë të quajtur Maia, e cila është “pak më e turpshme”. Emrat nuk janë zgjedhur rastësisht, të dy përmbajnë akronimin për inteligjencën artificiale (AI).

Foto: Euronews

Agjencia “The Clueless” është mbytur me kërkesa nga markat që dëshirojnë modelin e tyre të personalizuar. Megjithatë, ka kritika për përsosmërinë jo realiste të modeleve që mund të influencojnë brezin më të ri të bëhen të fiksuar pas arritjes së kësaj përsosmërie.

Gjithashtu ka kritika për imazhin shumë seksual të modeleve të krijuara, por agjencia përgjigjet se thjesht po ndjekin estetikën e krijuar nga influencuesit realë dhe vet markat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori