LAJMI I FUNDIT:

E dogjën flamurin serb në Tiranë, reagojnë ambasadat si dhe Ministria e Jashtme e Serbisë

E dogjën flamurin serb në Tiranë, reagojnë ambasadat si dhe Ministria e Jashtme e Serbisë

Disa persona kanë djegur flamurin serb në Tiranë, të hënën mbrëma, teksa në stadiumin “Air Albania” u zhvillua ndeshja e fundit kualifikuese e Kombëtares së Shqipërisë kundër Ishujve Faroe.

EuronewsAlbania, ka publikuar pamjet ku disa persona i vunë flakën flamurit serb, djegja e cilit u përcoll me brohoritje dhe ovacione nga të pranishmit.


Lidhur me këtë, kanë reaguar ambasadat në Shqipëri.

Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, i dërgoi një notë proteste Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, me të cilën dënohet ashpër veprimi i tifozëve.

“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në reagim.

Ministria në fjalë pret që institucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Lajme
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori