LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Lufta kundër korrupsionit është jashtëzakonisht e rëndësishme, do të ishte mirë që i gjithë rajoni dhe Maqedonia e Veriut të përparojnë në rrugën drejt BE-së

Stoltenberg: Lufta kundër korrupsionit është jashtëzakonisht e rëndësishme, do të ishte mirë që i gjithë rajoni dhe Maqedonia e Veriut të përparojnë në rrugën drejt BE-së

Nëse fjalimi i tij në Kuvend ishte një përpjekje për të inkurajuar deputetët që të miratojnë ndryshimet kushtetuese si kusht për vazhdimin e rrugës së vendit drejt BE-së, Stoltenberg përmbahet nga komentet e drejtpërdrejta, por thotë se do të ishte mirë për të gjithë rajonin dhe që Maqedonia e Veriut të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet dhe në çdo kohë, sepse korrupsioni është jashtëzakonisht i rrezikshëm, i minon institucionet demokratike, e dëmton besimin në shtet dhe e vështirëson të bërit biznes, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për AIM-n.

“Korrupsioni është sëmundje, korrupsioni është jashtëzakonisht i rrezikshëm, korrupsioni minon institucionet demokratike, korrupsioni minon besimin në shtet dhe gjithashtu vështirëson biznesin. Pra, është jashtëzakonisht e rëndësishme të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet, në çdo kohë dhe unë e mirëpres angazhimin e Kryeministrit. Ne patëm një takim dhe ai përsëriti angazhimin e tij të fortë për të luftuar korrupsionin, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Çdo vend që vuan nga korrupsioni, e bën më të varfër, më të pambrojtur, sepse i keni dobësuar institucionet shtetërore. Prandaj lufta kundër korrupsionit është jashtëzakonisht e rëndësishme”, thotë Stoltenberg, duke iu përgjigjur pyetjes se si e komenton situatën me korrupsionin në vend dhe në rajon dhe nëse mund të thuhet se i kontribuon destabilizimit.


Nëse fjalimi i tij në Kuvend ishte një përpjekje për të inkurajuar deputetët që të miratojnë ndryshimet kushtetuese si kusht për vazhdimin e rrugës së vendit drejt BE-së, Stoltenberg përmbahet nga komentet e drejtpërdrejta, por thotë se do të ishte mirë për të gjithë rajonin dhe që Maqedonia e Veriut të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë

Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë

Lajme
Kalo në kategori