LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi i granatës së dorës në Prizren, arrestohet një i dyshuar – dy të tjerët në kërkim

Shpërthimi i granatës së dorës në Prizren, arrestohet një i dyshuar – dy të tjerët në kërkim
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Prizren ka konfirmuar se është arrestuar njëri nga të dyshuarit për shpërthimin e granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren, ku si pasojë u lënduan 10 persona.

Përmes një njoftimi për media nga prokuroria kanë bërë të ditur se dy të dyshuarit e tjerë janë ende në kërkim.

Pesë nga të lënduarit nga granata e dorës në Prizren transferohen për në QKUK - kanë lëndime në gjoks, qafë e ekstremitete
Lexo po ashtu Pesë nga të lënduarit nga granata e dorës në Prizren transferohen për në QKUK - kanë lëndime në gjoks, qafë e ekstremitete

“Lidhur me rastin, tre persona të dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre”, thuhet në komunikatë.


Pamje nga vendi i ngjarjes

Tutje bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:50 të mëngjesit.

“Nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njësitë relevante policore për të hetuar rastin”.

Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti, ka konfirmuar për Telegrafin se të lënduarit që janë transferuar për në QKUK kanë lëndime në gjoks, qafë dhe ekstremitete.

“Pesë janë transferuar për në QKUK, të tjerët janë liruar për në shtëpi. Gjendja e tyre ka qenë stabile, kanë pasur lëndime në ekstremitete. Ndërsa, të tjerët kanë lëndime në gjoks, qafë dhe ekstremitete për atë janë dërguar në QKUK”, ka thënë Veçgishti.

Ndërkaq, shefi i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar për Telegrafin se gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile.

“Dy pacientë deri tani kanë arritur në Emergjencë, kanë lëndime joserioze dhe gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Syla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori