LAJMI I FUNDIT:

Pesë nga të lënduarit nga granata e dorës në Prizren transferohen për në QKUK – kanë lëndime në gjoks, qafë e ekstremitete

Pesë nga të lënduarit nga granata e dorës në Prizren transferohen për në QKUK – kanë lëndime në gjoks, qafë e ekstremitete
Foto: Ilustrim

Pesë nga të lënduarit nga shpërthimi i granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren, janë transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti, ka konfirmuar për Telegrafin se katër të tjerët janë liruar për në shtëpi.

Nëntë persona lëndohen nga shpërthimi i një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren – në kërkim tre të dyshuar
Lexo po ashtu Nëntë persona lëndohen nga shpërthimi i një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren – në kërkim tre të dyshuar

“Pesë janë transferuar për në QKUK, katër të tjerët janë liruar për në shtëpi. Gjendja e tyre ka qenë stabile, kanë pasur lëndime në ekstremitete. Ndërsa, të tjerët kanë lëndime në gjoks, qafë dhe ekstremitete për atë janë dërguar në QKUK”, ka thënë Veçgishti.


Ndërkaq, shefi i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar për Telegrafin se deri tani kanë arritur dy pacientë në këtë klinikë dhe se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

“Dy pacientë deri tani kanë arritur në Emergjencë, kanë lëndime joserioze dhe gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Syla.

Ndryshe, nëntë persona kanë pësuar lëndime këtë të mërkurë, për shkak të shpërthimit të një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sot më datë 22.11.2023, rreth orës 04:50, policia ka pranuar informatë për një rast plagosje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para është kuptuar se nëntë persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Në vendngjarje kanë dalë hetimet rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat si dhe dëshmitë”, ka shtuar Gashi.

Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar dhe të njëjtit janë në kërkim policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori