LAJMI I FUNDIT:

Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, reagon BE: Parlamenti funksional, shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit

Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, reagon BE: Parlamenti funksional, shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit
LSA

Dy ditë pasi në Kuvendin e Shqipërisë u miratua në parim në më pak se 5 minuta projekt-buxheti për vitin 2024 pas kaosit të shkaktuar nga opozita, ka ardhur reagimi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Delegacioni i kujton Shqipërisë se një parlament funksional, është shtylla e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


Po ashtu, përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri kujtojnë se dialogu konstruktiv në parlament është i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Kaosi në parlamentin shqiptar, jehonë në mediat e huaja
Lexo po ashtu Kaosi në parlamentin shqiptar, jehonë në mediat e huaja

Një ditë më parë, për krizën që ka përfshirë parlamentin reagoi edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner.

Diplomati gjerman i bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë, teksa theksoi se parlamenti duhet të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues.

Ndërsa, Ambasada e SHBA-së shprehu shqetësimin për zhvillimet e fundit në parlament.

Në reagimin e saj Ambasada vuri në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmëron Sveçla, nëse Vuçiqi është nisur drejt Kosovës pa kërkuar leje ai do të arrestohet

Paralajmëron Sveçla, nëse Vuçiqi është nisur drejt Kosovës pa kërkuar leje ai do të arrestohet

Lajme
Në një restorant në Velipojë, 33-vjeçari kërcënon me armë kuzhinierin - dalin detajet e ngjarjes

Në një restorant në Velipojë, 33-vjeçari kërcënon me armë kuzhinierin - dalin detajet e ngjarjes

Lajme
Policia angleze ia “korrë” shqiptarit shtëpinë e barit në vlerë rreth 500 mijë euro

Policia angleze ia “korrë” shqiptarit shtëpinë e barit në vlerë rreth 500 mijë euro

Kronika e Zezë
Skandali tek Onkologjiku, Rama mbledh të hënën të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT

Skandali tek Onkologjiku, Rama mbledh të hënën të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT

Lajme
Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim aftësitë tona të sigurisë

Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim aftësitë tona të sigurisë

Lajme
Posterat me fotografinë e Vuçiqit në veri, policia hap rast për nxitje të urrejtjes

Posterat me fotografinë e Vuçiqit në veri, policia hap rast për nxitje të urrejtjes

Lajme
Kalo në kategori