LAJMI I FUNDIT:

Gratë e tjera tërhiqen nga burra më të mirë, dhe ato nuk janë më të mira se ju? Ne e dimë pse!

Gratë e tjera tërhiqen nga burra më të mirë, dhe ato nuk janë më të mira se ju? Ne e dimë pse!

Mënyra se si ne e shikojmë dashurinë, romancën dhe takimet e bën këtë ndryshim

Janë pesë përbërës që njerëzit e suksesshëm në dashuri i përfshijnë në jetën e tyre.

Përvetësimi i këtyre zakoneve kryesore mund t’ju ndihmojë të bëheni lloji i personit që burrat t’ju adhurojnë.


E keni vënë re se si disa gra të pjekura i tërheqin burrat si një magnet? Ato fluturojnë dhe gumëzhijnë rreth tyre si bletët rreth lules më të ndritshme. Madje, ato shoqërohen edhe me meshkuj shumë të bukur.

Në të njëjtën kohë, është problem i madh për femrat e tjera që të njohin anëtarë të gjinisë mashkullore? Këto të parat nuk janë as më të bukura, as më të zgjuara, as më të pashme, as më të pasura se ju, transmeton Telegrafi.

Pra, si mund ta gjesh dashurinë e burrave të dëshirueshëm, ndërsa ti rri në shtëpi dhe vyshkesh në mënyrë të pakthyeshme si një trëndafil kur petalet i bien në diellin e gushtit? A është thjesht ky fati?

Jo, nuk është fati që bën diferencën. Mënyra se si ne e shikojmë dashurinë, romancën dhe takimet e bën këtë ndryshim. Janë pesë përbërës që njerëzit e suksesshëm në dashuri i përfshijnë në jetën e tyre. Përvetësimi i këtyre zakoneve kryesore mund t’ju ndihmojë të bëheni lloji i personit që burrat t’ju adhurojnë.

Mendoni pozitivisht

Nëse doni të joshni një mashkull me cilësi të lartë, duhet të besoni se jeni të denjë për një marrëdhënie me meshkuj të tillë.

Burrat duan gjithashtu një histori dashurie të këndshme, të lehtë dhe të freskët. Dhe nëse nuk ndiheni sikur jeni një gjuetare e mirë, pasiguritë tuaja mund t’ju bëjnë një person të vështirë për të qenë në një marrëdhënie. Dhe kjo i largon burrat. Gjithashtu, nëse jeni një nga ata “vajtueset” që do të shikojnë nga qielli dhe do të pyesin Zotin se pse ata tërheqin gjithmonë vetëm djemtë e gabuar, përgjigjen duhet ta kërkoni brenda vetes. Sinjalet që po dërgoni nuk janë padyshim të mira.

Hape zemrën

Gratë që shihni të takohen me djem të mrekullueshëm janë gra që besojnë në dashuri. Ato nuk mendojnë se burrat janë si tualetet; ose janë të zënë ose janë të këqij.

Kjo thënie e thjeshtë është alibi e shumë humbësve të dashurisë. Gratë e suksesshme, nga ana tjetër, e dinë se dashuria është menduar për të gjithë, duke përfshirë edhe ato. Truri juaj duhet të jetë aleati juaj, sepse për sa kohë që ju besoni dhe tregoni në mënyrë të pavetëdijshme se dashuria nuk është për ju, burrat as nuk do t’ju ofrojnë. Pra, pse duhet të bëni një përpjekje kur ju vetë nuk bëni një përpjekje rreth vetes?

Përvetësoni aftësi

Të dish të dërgosh mesazhe, të flirtosh, të krijosh një profil të shkëlqyeshëm në aplikacionet e takimeve, të bisedosh me burra – të gjitha këto janë aftësi të nevojshme që duhet të fitosh nëse dëshiron të jesh i suksesshëm në dashuri në shekullin e 21-të. Do dilni me më shumë besim dhe do mund të përfitoni më mirë nga mundësitë e reja për të takuar meshkuj cilësorë.

Një performancë që frymëzon besim është tërheqëse. Burrat cilësorë duan të jenë të dashuruar me gra të forta dhe të qëndrueshme, të cilat nuk do të kënaqen me asgjë më pak se sa meritojnë.

Zgjidhni dikë në zemrën e të cilit keni një vend të veçantë: Një person që do të zgjohet dhe do të bjerë në gjumë me ju në mendje!
Lexo po ashtu Zgjidhni dikë në zemrën e të cilit keni një vend të veçantë: Një person që do të zgjohet dhe do të bjerë në gjumë me ju në mendje!

Veprimi

Nëse uleni në shtëpi dhe flini pranë dritares duke imagjinuar se si do t’ju ndodhë dashuria si në romanet angleze, nuk keni as më të voglin shanse.

Mrekullitë ndodhin, por ju duhet të krijoni mundësi që ato mrekulli të vijnë në jetë. Duhet të tregoheni, të takoni burra dhe të dilni në takime. Me çdo mashkull që takoni, jeni më pranë të duhurit që do t’ju rrëzojë nga këmbët. Konsideroni takimin si stërvitje, një lloj fitnesi dashurie. Burrat cilësorë janë kudo dhe veprimet pozitive do t’i bëjnë gjërat të ecin në drejtimin e duhur.

Punoni për veten tuaj

Të mësosh se si të flirtosh ose të dërgosh mesazhe është e lehtë në krahasim me të mësuarit se si të heqësh dorë nga traumat dhe dhembjet e kaluara. Është e vështirë të heqim dorë nga besimet që na kufizojnë dhe të rindërtojmë vetëbesimin.

Puna me veten është ndoshta pjesa më e rëndësishme e një historie të suksesshme dashurie, sepse krijon një bazë pozitive për vetëdashurinë. Dhe dashuria për veten është ajo që ju çon drejt dashurisë erotike, një marrëdhënie afatgjatë të lumtur dhe të shëndetshme. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kalo në kategori