LAJMI I FUNDIT:

“Ai është fitues i qartë” – Isco beson se Bellingham ka qenë fitues i merituar i çmimit ‘Golden Boy’

“Ai është fitues i qartë” – Isco beson se Bellingham ka qenë fitues i merituar i çmimit ‘Golden Boy’

Në fillim të këtij muaji, Jude Bellingham u kurorëzua si fitues i çmimit ‘Golden Boy 2023’. 20-vjeçari fitoi çmimin pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera për Borussia Dortmundin dhe Real Madridin, pasi ai mundi lojtarë si Jamal Musiala, Alejandro Balde dhe Antonio Silva për të marrë çmimin.

Teksa, disa njerëz mendonin se Bellingham ishte një fitues i pamerituar, i këtij mendimi nuk ishte edhe ish-mesfushori i Real Madridit, Isco.

Mesfushorri spanjoll mendon se paraqitjet e Bellingham për “Los Blancos” ishin të mjaftueshme që ai të meritonte çmimin.


Presidenti i Real Madridit i dërgon një letër mbështetëse Gavit pas lëndimit të rëndë që pësoi me Spanjën
Lexo po ashtu Presidenti i Real Madridit i dërgon një letër mbështetëse Gavit pas lëndimit të rëndë që pësoi me Spanjën

“Të gjithë e kemi parë se si performon, apo jo? Ai është fituesi i qartë  për gjithçka që po bën, veçanërisht për golat e tij. Ai ka qenë kaq vendimtar. Ai fitoi disa ndeshje për Real Madridin në disa raste dhe nuk mendoj se askush e meriton aq shumë sa ai”, ka thënë Isco.

Bellingham ka qenë njëri ndër figurat kryesore të La Ligas këtë sezon, por keq nuk qëndron as Isco i cili me paraqitjet e tij me Real Betisin duket se është rikthyer përsëri në ditët e tij më të mira.

Anglezi pati një problem me lëndim së fundmi, që e ndaloi atë të paraqitej në ndeshjet ndaj Bragas dhe Valencias por ai tashmë është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion të Ancelottit në ndeshjen e vikendit ndaj Cadizit në udhëtim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Xhudo
Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ligat tjera
Barcelonës i vjen oferta që do t'ia zgjidh problemet dhe mund të bëjë blerjet që i do

Barcelonës i vjen oferta që do t'ia zgjidh problemet dhe mund të bëjë blerjet që i do

La Liga
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Ylli i Real Madridit i

Ylli i Real Madridit i "bie pishman", nuk dëshiron të largohet këtë verë

La Liga
Andre Onanas i thuhet se mund të luajë në mesfushë pasi 'ia përfundoi karrierën' yllit të Arsenalit

Andre Onanas i thuhet se mund të luajë në mesfushë pasi 'ia përfundoi karrierën' yllit të Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori