LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Nuk e kuptoj pse Lavrov do të vinte në Shkup duke marrë parasysh sjelljen në politikën e jashtme ruse

Petrovska: Nuk e kuptoj pse Lavrov do të vinte në Shkup duke marrë parasysh sjelljen në politikën e jashtme ruse

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot ka folur për pjesëmarrjen e mundshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në takimin e OSBE-së në Shkup.

Ministrja, për servisin publik, thotë se duke marrë parasysh sjelljen e Rusisë dhe politikën e saj të jashtme, nuk sheh arsye që Lavrov të marrë pjesë në këtë takim.

“Nuk ka asnjë konfirmim për ardhjen e Lavrov, por duke marrë parasysh sjelljen e politikës së jashtme ruse, ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të shteteve, por mbi të gjitha qëndrimin e tyre ndaj Ukrainës, nuk e kuptoj pse ai do të vinte këtu”, tha Petrovska.


Petrovska tha se Maqedonia e Veriut si kryesuese e OSBE-së në periudhën e kaluar ka dhënë vërtet gjithçka, ka bërë përpjekje maksimale që kryesimi të përfundojë me sukses dhe OSBE-ja ta përmbushë misionin e saj./Telegrafi/