LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nëntori lidhë ngjarjet më madhore të historisë, që nga Skënderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së

Haradinaj: Nëntori lidhë ngjarjet më madhore të historisë, që nga Skënderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Haradinaj ka thënë se është kënaqësi e veçantë të festojmë bashkë në këtë muaj të lavdisë.

“Me ftesë të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, mora pjesë në festën e organizuar në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Kënaqësi e veçantë të festojmë bashkë në këtë muaj të lavdisë i cili lidhë ngjarjet më madhore të historisë sonë, që nga Skënderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka folur për rrugëtimin e gjatë të shqiptarëve në luftën e tyre për pavarësi dhe liri, e cila çoi në ngritjen e flamurit kombëtar më 28 nëntor në Vlorë.

“Sot jemi mbledhur së bashku për të kremtuar 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë kombëtare të Shqipërisë, këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët në mbarë botën- Ditën e Flamurit tonë Kombëtar. Teksa flas para jush, në mendje kam figura të shquara kombëtare që dhanë jetën për këtë ngjarje të madhe historike për ne shqiptarët. Ata ndihmuan të përcaktojmë se kush jemi, të na udhëzojnë mbi atë që duhet të bëjmë e të na kujtojnë rolin që na e ka dhënë historia në kohën që jetojmë. Kujtojmë me nderim Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën dhe shumë të tjerë që kontribuuan me penë dhe armë për këtë ngjarje të madhe historike”, u shpreh Malaj.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Shëndetësi
Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Kalo në kategori