Në gjykatën e Prishtinës sot u dëgjua B.P. në cilësinë e dëshmitarit në gjykimin ndaj Skënder Fetajt, Arian Kastratit, Driton Haxhijës, Ramadan Latifit, Burim Ismailit, Fisnik Ibishit dhe Ramadan Ibishit për organizim të lojërave të fatit e zbulim të fshehtësisë zyrtare.
Dëshmitari B.P. në kohën e kryerjes së veprës së pretenduar penale (viti 2016) kishte qenë drejtor i Departamentit për lojëra të fatit në kuadër të ATK-së.
Mes tjerash, ai rrëfeu edhe për një gjobë që i ishte shqiptuar lokalit të të akuzuarit Ramadan Latifi, i cili gjatë seancës pyeti dëshmitarin nëse kjo gjobë e shqiptuar kishte qenë në përputhje me rregullore e Ligjin për lojërat e fatit.
Lidhur me këtë, dëshmitari tha se gjoba kishte qenë e bazuar në të dhënat e marra nga Policia.
“Ato të dhëna që i kemi pranuar nga Policia i kemi marrë të mirëqena, nuk mund të përgjigjem a kemi vepruar drejt” – u shpreh ai para Gjykatës.
Tutje ai tha se aksioni në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka qenë shumë i madh dhe mund të mos i ketë mbajtur mend hetuesit që kishin marrë pjesë në aksionin në fjalë.
Ai foli edhe për lokalin e gjobitur për të cilin tha se kishte qenë i mbyllur kur dëshmitari kishte shkuar në vendin e ngjarjes dhe kishte qenë i rrethuar me shirita.
Përveç këtij dëshmitari u dëgjua edhe F.S., i cili kishte qenë menaxher i njërit prej lokaleve të cilat janë objekt i akuzës.
Ai nuk ishte shumë i sigurt nëse kishte punuar si menaxher 4-5 muaj ose 2 vite.
Prokurori i çështjes, Shpëtim Peci, e përballi këtë dëshmitar me disa deklarata që i kishte dhënë në Prokurori, e të cilat disa herë nuk u përputhën me deklarimet e sotme.
Sipas tij, nuk i kujtohej nëse kishte pasur kontrolla nga ATK-ja ose Policia në lokalin ku ai menaxhonte, ose nëse dikush i kishte kërkuar ta mbyllte lokalin për shkak të kontrollave.
“Kam punu edhe në një vend tjetër, për atë arsye munden mos me m’u kujtu gjërat” – u shpreh dëshmitari në seancë.
Ai deklaroi se kishte punuar në lokal deri në mbylljen e tij, kurse llogari për punën e tij i kishte dhënë një personi të quajtur Driton.
F.S. tha se ka pasur kontratë pune por nuk i kujtoheshin detyrat dhe përgjegjësitë e tij që rridhnin nga ajo kontratë.
Seanca e ardhshme për këtë rast do të jetë në janar të vitit të ardhshëm, e trupi gjykues përbëhet nga Valon Kurtaj- kryetar, dhe Musa Konxheli e Valbonë Selimaj – anëtarë.
Çka thotë aktakuza për këtë rast?
Skënder Fetaj, Arian Kastrati dhe Driton Haxhija, akuzohen se që nga shkurti i 2015 deri në dhjetor të vitit 2016 kanë organizuar ose marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit.
Ata akuzohen se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në shumën 253,680.00 euro.
Fetaj edhe pse kishte licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie në gjithë Kosovën e në menaxhimin e së cilës vepronin edhe Arian Kastrati e Driton Haxhija, sipas Prokurorisë me qëllim kanë organizuar lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin.
Aktakuza thotë se të akuzuarit duke siguruar numra serikë të dublifikuar-falsifikuar të ruletëve dhe të aparateve të automateve i kanë vendosur në pika të ndryshme, ku edhe kanë krijuar përfitime të kundërligjshme pasi kanë qenë pa licencë.
Tutje, në aktakuzë thuhet se Ramadan Ibishi deri sa ka qenë në orar të punës në cilësinë e inspektorit të lartë në ATK, ia ka përcjellë informatat zyrtare se kur do të kryhen kontrollet nga inspektorët e ATK-së, birit të tij, Fisnik Ibishit.
Kështu, sipas Prokurorisë, i akuzuari Fisnik Ibishi i ka njoftuar menaxherët e bizneseve të lojërave të fatit për vendin e kontrolleve. Ai këtë e bënte duke përdorur fjalët – “jam në Qytetin e Gjakovës, jam në Qytetin e Gjilanit, etj. A ke kohë për kafe?”.
Kështu, sipas Prokurorisë, i akuzuari i ka njoftuar se në cilat qytete ka dalë kontrolla.
Ndërsa Ramadan Latifin, Arian Kastratin, Driton Haxhijën dhe Burim Ismailin Prokuroria i akuzon se në fillim të vitit 2016 deri në dhjetor të vitit 2016 në vende të ndryshme në Kosovë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore kanë organizuar lojëra të fatit të cilat janë të ndaluara me Ligjin për lojëra të fatit ashtu që në njësitë e bastores sportive “Planet Win 365”, pronë e Ramadan Latifit, pas koordinimit mes vete kanë blerë programin për lojëra “KENO” dhe “Lojëra me QEN” dhe përmes një personi të quajtur Hekuran, këto lojëra i kanë instaluar në kompjuterë të bastores në vende që ka më pak kontroll si në Drenas, Hajvali dhe në fshatra të rrethit të Pejës dhe Deçanit.
Të pandehurit po ashtu akuzohen se kanë zhvilluar aktivitete në bastoret sportive në pika të palicencuara nga ATK-ja, kanë mbajtur tavolina të pokerit të cilat janë të ndaluara në Kosovë.
Me rastin e kontrollit janë gjetur gjashtëmbëdhjetë njësi të palicencuara ndërsa aktakuza thotë se me këtë rast buxhetit të Kosovës i është shkaktuar dëm prej 93,400.00 euro.
Të pandehurit Ramadan Latifi, sipas aktakuzës, në shtëpinë e tij në Gjilan i janë gjetur një revole e markës “Herma Werk”, një armë gjuetie e markës “Winchester” dhe 435 copë fishekë të armës së gjuetisë dhe revoles, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit