LAJMI I FUNDIT:

Ministri izraelit i Mbrojtjes para arritjes së marrëveshjes me Hamasin: Na presin vendime të vështira

Ministri izraelit i Mbrojtjes para arritjes së marrëveshjes me Hamasin: Na presin vendime të vështira

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant komentoi njoftimin për nënshkrimin e marrëveshjes me Hamasin për lirimin e pengjeve dhe tha se shumë vendime të vështira po e presin Izraelin.

Kur bëhet fjalë për konfliktin me Hamasin, Gallant thekson se Izraeli është më afër synimit për ta mposhtur këtë organizatë.


“Ne po ecim hap pas hapi drejt eliminimit total të Hamasit dhe po i afrohemi kthimit të pengjeve në shtëpi”, tha Gallant.

Megjithatë, ai theksoi se Izraeli përballet me një sërë vendimesh të vështira, raporton timesofisrael.

“Mendoj se të gjithë do të duhet të marrim vendime të vështira, të rëndësishme në ditët në vijim. Nuk ka asnjë moment gjatë këtyre operacioneve, në këto 45 ditë, që të mos mendojmë për pengjet”, tha ministri i Mbrojtjes.

Ndryshe, kabineti i luftës i Izraelit sonte do të mbajë një mbledhje në të cilën duhet të shqyrtohet vendimi për miratimin e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve, në hartimin e së cilës ka marrë pjesë si ndërmjetësues edhe Katari. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dasma e ‘përgjakur’ në Francë, raportohet për të vdekur – sulmuesit e maskuar zbritën nga vetura dhe filluan të shtien mbi dasmorët

Dasma e ‘përgjakur’ në Francë, raportohet për të vdekur – sulmuesit e maskuar zbritën nga vetura dhe filluan të shtien mbi dasmorët

Evropa
Pamje që tregojnë sesi ukrainasit ishin futur në Ishullin e Gjarprit, në dyvjetorin e dëbimit të rusëve nga pozicioni me rëndësi strategjike

Pamje që tregojnë sesi ukrainasit ishin futur në Ishullin e Gjarprit, në dyvjetorin e dëbimit të rusëve nga pozicioni me rëndësi strategjike

Evropa
Pinë nga shishet që i gjetën në det, humbin jetën katër peshkatarët në Shri Lankë

Pinë nga shishet që i gjetën në det, humbin jetën katër peshkatarët në Shri Lankë

Azia
Temperaturat deri në 44 gradë Celsius, Greqia përballet me zjarre - autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë

Temperaturat deri në 44 gradë Celsius, Greqia përballet me zjarre - autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë

Greqia
Tanket izraelite avancojnë në zonat në veri dhe jug të Gazës – mediat sjellin detaje rreth zhvillimeve të fundit atje

Tanket izraelite avancojnë në zonat në veri dhe jug të Gazës – mediat sjellin detaje rreth zhvillimeve të fundit atje

Botë
Arabia Saudite u bën thirrje qytetarëve që të largohen menjëherë nga Libani

Arabia Saudite u bën thirrje qytetarëve që të largohen menjëherë nga Libani

Azia
Kalo në kategori