LAJMI I FUNDIT:

Kosova U21 arrin fitoren të rëndësishme ndaj Izraelit në kualifikimet për ‘Euro 2025’

Kosova U21 arrin fitoren të rëndësishme ndaj Izraelit në kualifikimet për ‘Euro 2025’

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka regjistruar një triumf të rëndësishëm në rrugën e saj drejt “Euro 2025”, duke shënuar fitoren e saj të dytë në fushatën kualifikuese. Të martën, skuadra e të rinjve ka siguruar tri pikë të çmuara pas një ndeshjeje të fortë kundër Izraelit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndeshja, e cila u zhvillua në kuadër të Grupit D, u mbyll me rezultatin 3-1 për tanët.


Dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën i siguruan Kosovës U21 një fitore bindëse.

Golin e parë dhe avantazhin për Kosovën e realizoi Bleron Krasniqi në minutën e gjashtë, duke ndezur atmosferën në stadium.

Në vetëm pesë minuta më pas, saktësisht në minutën e 11-të, Krasniqi realizoi sërish, duke arritur golin e tij të dytë personal dhe duke dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.

Izraeli u përpoq të reagojë dhe arriti të ngushtojë distancën në 2:1 në minutën e 24-të me gol nga mesfushori Stav Nachmani.

Duke qenë një gol përpara, të rinjtë e Kosovës shkuan për në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal në duart e tyre.

Pjesa e dytë e ndeshjes solli më shumë tension dhe emocione, përpara se Veton Tusha të vulosë fitoren me një gol tjetër në minutën e 80-të, pas një asistimi të saktë nga Ardit Tahiri.

Ky sukses e çon Kosovën U21 në një pozitë më të favorshme në grup, duke u renditur aktualisht e treta me 8 pikë.

Izraeli, nga ana tjetër, vazhdon të mbetet në fundin e tabelës pa pikë, por ende me tri ndeshje më pak të luajtura.

Pas ndeshjes ndaj Izraelit, Kosovës U21 i mbeten edhe katër sfida deri në përfundimin e këtij cikli eliminatores, të cilat do të luhen në vitin e ardhshëm. Reprezentanca vazhdon rrugëtimin e saj me shpresën për të arritur rezultate akoma më të mira në ato përballje që mbeten. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

La Liga
Leverkuseni ia mohoi Italisë vendin e gjashtë në Ligën e Kampionëve, por ka ende një mundësi

Leverkuseni ia mohoi Italisë vendin e gjashtë në Ligën e Kampionëve, por ka ende një mundësi

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori