LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq, NATO-s: Nuk marrim urdhra nga askush, është punë e jona ku e vendosim ushtrinë

Vuçiq, NATO-s: Nuk marrim urdhra nga askush, është punë e jona ku e vendosim ushtrinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit paqeruajtës të KFOR-it

Sipas tij, disa nga anëtarët e NATO-s i mbijetuan sulmeve, por se kjo nuk mund të lejohet dhe ata që e kanë bërë duhet të dalin para drejtësisë.

“Pas incidentit të shtatorit kemi shtuar praninë tonë dhe kjo tregon se jemi gati të ruajmë paqen. Unë pres që të dyja palët të përmbahen nga përshkallëzimi. I thashë presidentit Vuçiq se grumbullimi i ushtrisë serbe pranë kufirit nuk do të ndihmonte”, ka thënë ndër tjerash Stoltenberg, përcjell Telegrafi.


Dhe siç raportojnë mediat në Serbi, lidhur me këtë të fundit, ka ardhur edhe reagimi i presidentit serb.

Vuçiq, pas takimit me Stoltenberg: Kemi pikëpamje të ndryshme rreth asaj që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit
Lexo po ashtu Vuçiq, pas takimit me Stoltenberg: Kemi pikëpamje të ndryshme rreth asaj që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit

Vuçiq citohet të ketë thënë në konferencën me shefin e NATO-s se Forcat e Armatosura Serbe i kanë kryer detyrat e tyre në mënyrë profesionale.

“Asnjëherë nuk i ka tejkaluar të drejtat dhe kompetencat e veta. Gjithmonë ka pasur marrëdhënie korrekte me KFOR-in dhe NATO-n. Dhe ku dhe si do ta vendosim ushtrinë tonë, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe ligjet e këtij vendi dhe pa rrezikuar dikë ose në çfarëdo mënyre është puna jonë”.

Në këtë drejtim, theksojnë mediat serbe, “Vuçiq theksoi se Serbia është një vend ushtarakisht neutral dhe se ne nuk marrim urdhra nga askush”.

Kujtojmë se pas takimit të tyre, Stoltenberg do të takohet edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.

Ai shkoi në Beograd nga Prishtina dhe filloi turneun e tij në Ballkanin Perëndimor në Bosnje dhe Hercegovinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Amerika
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Turqia
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit

Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit

Amerika
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban

Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban

Botë
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Kalo në kategori