LAJMI I FUNDIT:

E ka takuar për herë të parë në moshën 18 vjeçare – Santiana zbulon se i ati nuk i besoi kur i kërkoi ndihmë për një sëmundje

E ka takuar për herë të parë në moshën 18 vjeçare – Santiana zbulon se i ati nuk i besoi kur i kërkoi ndihmë për një sëmundje
Foto: Screenshot/YouTube

Santiana Maloku ka bërë një rrëfim emocional gjatë spektaklit të ditës së djeshme (e hënë) në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo tregoi se prindërit e saj janë divorcuar kur ishte vetëm dyvjeçe dhe që nga ajo periudhë ka pasur shumë sfida në jetë.

E njëjta zbuloi se gjyshen e saj e dinte për nënë, e nënën për motër, derisa e kuptoi nga një kushërirë e së ëmës të vërtetën.


Santi mes tjerash rrëfeu edhe për të atin, të cilin tha se e ka parë për herë të parë në moshën 18 vjeçare.

“Gjithë jetën është munduar për mua. Kur i kam pasur 18 vjet, e kam pasur një operacion në gji, e kam trashëguar prej nënës, por për fat më ka shkuar mirë. Nuk kishim edhe aq para, por e di që u patën çu krejt. Unë kam shkuar në postë, e kam thirr babanë tim, do të thotë e kam bërë atë gabim, por ma bëri që jam duke gënjyer. Nuk më besoi që përnime po më duhen, kur e mora ata përgjigje mu prenë këmbët krejt”, u shpreh ajo.

“Gjyshen e mendoi për nënë, e nënën për motër” - Santiana Maloku prek me rrëfimin në Big Brother VIP Kosova
Lexo po ashtu “Gjyshen e mendoi për nënë, e nënën për motër” - Santiana Maloku prek me rrëfimin në Big Brother VIP Kosova

Tutje, bukuroshja nga Gjakova shtoi: “Njerëzit tjerë ishin në gjendje e babai im jo, prej atij momenti nuk kam as përse të kem kontakt me të. Kur janë ndarë, babai ka dashur të më marrë prej nënës. E di sa më kanë ruajtur familja ime dhe jam e vetëdijshme që s’mundet të më marrë më askush. Babanë e kam takuar për herë të parë në moshën 18 vjeçare, nuk e kam njohur, vetëm emrin ia kam dit. Nuk kam kontakte më me të, një babë e kam pasur, ai nuk jeton më. E kam nënën për gjithçka. Unë sulmoj para se të më sulmojnë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori