LAJMI I FUNDIT:

Seriali i suksesshëm i HBO po rikthehet me sezonin e ri pas pesë vitesh

Seriali i suksesshëm i HBO po rikthehet me sezonin e ri pas pesë vitesh
Foto: YouTube

Seriali “Big Little Lies”, episodi i fundit i të cilit u publikua në vitin 2019, po rikthehet në ekran.

Edhe pse producentët pohuan se sezoni i dytë kishte përfunduar, aktorja Nicole Kidman, tani ka zbuluar se do të ketë një të ri.

“Më pëlqeu Big Little Lies sepse erdhi në një kohë në jetën time kur kisha fëmijë dhe mendova se do të tërhiqesha, dhe më pas ishte një situatë ku Reese Witherspoon dhe unë ishim në gjendje ta bënim atë shfaqje”, shpjegoi ajo.


Kidman ka qenë së fundmi në një ngjarje, ku edhe falënderoi audiencën për mbështetjen e serialit, i cili është bërë një sukses i madh.

“Do të sjellim edhe sezonin e tretë, vetëm për informim”, tha ajo për të pranishmit.

Të gjitha lajmet nga Big Little Lies
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Little Lies

Pothuajse pesë vjet më parë u publikua sezoni i dytë i dramës kriminale të HBO, i cili mori shumë vlerësime nga kritikët, veçanërisht për skenarin, regjinë, aktrimin, vlerat e prodhimit, kinematografinë dhe kolonën zanore.

Cilësia e serialit dëshmohet nga fakti se sezoni i parë mori 16 nominime për çmimin “Emmy” dhe fitoi tetë prej tyre.

Kasti i fortë përfshin Reese Witherspoon, Nicole Kidman, Shailene Woodley, Laura Dern dhe Zoë Kravitz në rolin e pesë grave në Monterey, Kaliforni, të përfshira në hetimin e vrasjes së burrit abuziv të personazhit të Kidman.

Në sezonin e dytë, Meryl Streep iu bashkua atyre si nëna e një dhunuesi të vrarë dhe një vjehrre që është gati t’i bëjë jetën të mjerë nuses së saj. /Telegrafi/