LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe njëmbëdhjetë të zhdukur, pasi një anije turke mallrash u fundos në Detin e Zi – si pasojë e stuhive të fuqishme

Një i vdekur dhe njëmbëdhjetë të zhdukur, pasi një anije turke mallrash u fundos në Detin e Zi – si pasojë e stuhive të fuqishme

Ekipet e shpëtimit në Turqi gjetën të hënën trupin e një anëtari të ekuipazhit të një anijeje mallrash, që u mbyt në brigjet e Detit të Zi të Turqisë, si pasojë e stuhive të fuqishme.

Mediat vënë në pah se njëmbëdhjetë anëtarë të tjerë u raportuan të zhdukur, përcjell Telegrafi.


Operacioni i kërkim-shpëtimit u vonua disa orë. Kjo për faktin se po mbizotëronte mot i ligë.

Stuhitë e forta që goditën Turqinë veriperëndimore, shkaktuan dëme të mëdha, duke përfshirë dëmtimin e një anijeje tjetër mallrash dhe evakuimin e një burgu.

Kjo u verifikua nga ministri i Drejtësisë së Turqisë, Yillmaz Tunc, i cili tha se të burgosurit ishin transferuar nga burgu i Ereglit në objektet përreth, për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive të forta, në provincat juglindore të Diyarbakir dhe Batman u mbytën katër persona.

Të lënduar raportohen pesëdhjetë persona.

Ndryshe, mot i ligë ishte edhe në shtetin bullgar, ku erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut dhe borës morën jetën e dy personave dhe ndërprenë furnizimin me energji elektrike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori