LAJMI I FUNDIT:

Kush është Emmett Shear, CEO i ri i përkohshëm i OpenAI?

Kush është Emmett Shear, CEO i ri i përkohshëm i OpenAI?

Bordi i OpenAI ka punësuar ish-CEO dhe bashkëthemeluesin e Twitch, Emmet Shear si CEO i ri i përkohshëm i startup-it të Inteligjencës Artificiale.

Lëvizja vjen mes thirrjeve nga investitorët e kompanisë, duke përfshirë Microsoft, Thrive Capital dhe Global Management, për të rikthyer Sam Altman si CEO të kompanisë.

Por bisedimet për rikthimin e bashkëthemeluesit dhe ish-CEO, Sam Altman, në OpenAI me sa duket kanë dështuar.


Bisedimet thuhet se dështuan, Sam Altman nuk do të kthehet në OpenAI - emërohet CEO i ri
Lexo po ashtu Bisedimet thuhet se dështuan, Sam Altman nuk do të kthehet në OpenAI - emërohet CEO i ri

Dhe sipas The Information dhe Bloomberg, bordi tani ka punësuar Emmett Shear si CEO të ri të përkohshëm të OpenAI.

Por kush është Emmett Shear?

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shear ishte CEO i Twitch (një kompani që ai bashkë-themeloi, por që më vonë u ble nga Amazon në vitin 2014) deri në mars të këtij viti, ku ai kaloi rreth një dekadë duke e kthyer kompaninë në shërbimin më të suksesshëm të transmetimit të lojërave video në botë.

Ai u emërua më vonë si këshilltar me kohë të pjesshme për kompanitë në Y Combinator, një startup i drejtuar nga Sam Altman, nga 2014 deri në 2019.

Sipas një raporti të Bloomberg, Shear ka lidhje me një lëvizje e cila është skeptike për rreziqet që paraqet Inteligjenca Artificiale.

Ata kanë imagjinuar skenarë të ndryshëm në të cilët sistemet e fuqishme të AI mund të përdoren për të shkaktuar dëme serioze dhe të përhapura.

Duke folur për mundësinë që IA të dalë jashtë kontrollit njerëzor, Shear tha (siç citohet nga Wall Street Journal): “… Është e keqe në një farë mënyre sa që e bën ngrohjen globale të mos jetë problem”. /Telegrafi/