Temperaturat e ulëta dëmtojnë kutikulat, mbështjellësen mbrojtëse rreth fijeve të flokëve
Ajri i ftohtë dhe i thatë, i cili ndodh më së shumti gjatë muajve të dimrit, e than skalpin e kokës, duke nxjerrë nga ai lagështinë dhe vajrat natyrale, gjë që shkakton thyerje dhe rënie të flokëve.
“Flokët e thatë dhe skalpi i thatë mund të shkaktojnë thyerje, rrallim dhe rënie të flokëve”, thotë dermatologu Abbas Kanai për “The Sun”, përcjell Telegrafi.
Sipas ekspertëve, skalpi i kokës mund dehidrohet për shkak të motit të ftohtë dhe ajrit të thatë në ambiente të brendshme.
Përveç kësaj, nivelet e ulëta të vitaminës D, e cila absorbohet nga dielli dhe është e nevojshme për rritjen e flokëve, mund ta përkeqësojë problemin.
“Trupi prodhon vitaminë D nga rrezet e diellit direkte, por nga tetori deri në fillim të marsit nuk ekspozohemi aq shumë në diell dhe nuk marrim mjaftueshëm vitaminë D”, shtoi Kanai.
Mungesa e vitaminave A, B, C, D dhe E, si dhe hekuri dhe zinku, shoqërohet gjithashtu me rënien e flokëve.
Stilistët dhe parukierët rekomandojnë shmangien e larjes së tepërt të flokëve gjatë muajve të dimrit. Kur lani flokët, përpiquni të mos i lani me ujë shumë të nxehtë, pasi kjo mund të thajë më tej skalpin. Gjithashtu rekomandohet të mbani tharësen e flokëve sa më larg që të jetë e mundur nga vetë flokët.
Një raport i vitit 2001 i botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Dermatologjisë tregoi se veshja e kapelave të ngushta mund të përshpejtojë rënien e flokëve. Kapelat e mëndafshit dhe pëlhurat me përzierje leshi janë më të buta me flokët dhe reduktojnë fërkimin dhe thyerjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje