LAJMI I FUNDIT:

Nëse ju bien flokët, bëni këtë trajtim në shtëpi: Ringjallni flokët me ndihmën e tre përbërësve

Nëse ju bien flokët, bëni këtë trajtim në shtëpi: Ringjallni flokët me ndihmën e tre përbërësve

Nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para, mjaftojnë vetëm tre përbërës

Rënia e flokëve mund të jetë pasojë e problemeve të ndryshme – çekuilibër hormonal, stresi, ilaçe të caktuara, por edhe sëmundje të tjera


Nëse flokët po ju bien shumë më tepër se më parë, duhet të gjeni shkakun e vërtetë, sepse vetëm atëherë mund të filloni t’i sanoni në mënyrë adekuate pasojat, transmeton Telegrafi.

Zgjidhje universale është ushqimi. Mundohuni ta pasuroni me fruta dhe perime që janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale.

Mos përdorni produkte agresive për larjen e flokëve, por shumë ekspertë rekomandojnë eksfolimin një herë në javë. Kjo do të heqë shtresën e qelizave të vdekura dhe do të forcojë rrënjën e flokëve.

ThinkstockPhotos

Kurën mund ta bëni vetë në shtëpi, gjithçka që ju nevojitet janë:

▪ 2 lugë glinë të blerë në barnatore,
▪ 2 lugë ujë të ngrohtë,
▪ 1 lugë kripë deti.

Bashkoni të gjithë përbërësit derisa të përftoni një përzierje homogjene në formë paste.

Më pas, fërkojeni butësisht në rrënjët e flokëve me lëvizje rrethore dhe të buta.

Lëreni të veprojë për 10 minuta, më pas shpëlani flokët tërësisht.

Përveç kësaj, gjethet e dafinës, kamomili dhe hithra mund të zvogëlojnë në mënyrë efektive problemin e rënies së flokëve. /Telegrafi/