LAJMI I FUNDIT:

Emisioni Piranja – Skandali në KFOR, si ushtarët blejnë drogë, shkëmbejnë uniformat me kokainë?

Emisioni Piranja – Skandali në KFOR, si ushtarët blejnë drogë, shkëmbejnë uniformat me kokainë?

Emisioni Piranja ka publikuar një video në të cilën pretendohet se ushtarë të KFOR-it të cilët blejnë drogë, saktësisht kokainë.

Syri.net shkruan se piranjat do të futen në një tjetër botë, atë të panjohurën, ku disa ushtarët të KFOR-it duket se kanë krijuar lidhje të jashtëligjshme me shpërndarës droge dhe bëjnë gjithçka për të siguruar dozat e tyre të përditshme, kokainë dhe marijuana.


Gazetari Eraldo Harlicaj ka vendosur kontakt me një shpërndarës droge që punon me ushtarët e KFOR-it dhe ka arritur të dokumentojë gjithçka me video, biseda dhe pamje.

Shpërndarësi e takon disa herë ushtarin armen te baza e KFOR-it pranë Aeroportit të Prishtinës. Ai madje e ka çuar në një tjetër nivel biznesin, pasi jep naftë, xhaketa ushtarake, ushqime dhe ujë në këmbim të kokainës.

Ushtari dhe shpërndarësi kishin lënë vendin e takimit dhe orarin për shkëmbimin, por dritat e makinës e tremben ushtarakun e KFOR-it, duke u tërhequr.

Gjithsesi, varësia nga droga e rikthen sërish në bisedë me shpërndarësin tonë dhe më në fund xhaketa është marrë në këmbim të drogës.

Ndërkaq, lidhur me këtë Telegrafi i ka shkruar KFOR-it dhe është në pritje të përgjigjes. /Syri.net/

Në trend Lajme

Më shumë

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Lajme
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Politikë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Lajme
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

Politikë
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Lajme
Kalo në kategori