LAJMI I FUNDIT:

E rëndë në Burrel, 26-vjeçari fut në makinë të miturën, dyshohet të ketë abuzuar seksualisht

E rëndë në Burrel, 26-vjeçari fut në makinë të miturën, dyshohet të ketë abuzuar seksualisht

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Burrel ku një 26-vjeçar ka marrë në makinën e tij një të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Mësohet se i riu ka mashtruar të miturën dhe e ka futur në makinë. Më pas dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.


Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasin 26 vjeç, banues në fshatin Komsi, Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të. /Telegrafi/