Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka treguar se tashmë ka filluar puna për hekurudhën Prishtinë-Durrës.
Aliu këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka thënë se tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore.
“Fillon puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës. Tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Ndryshe, në vitin 2025, do të jetë gati projekti për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, e cila parashikohet të ketë një kosto 700 milionë euro, dhe do të financohet nga buxhetet e dy shteteve Shqipëri-Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251