LAJMI I FUNDIT:

Një pllakë me një gjuhë të panjohur është zbuluar në Turqi – teksti në të thuhet se është 3000 vjeçar

Një pllakë me një gjuhë të panjohur është zbuluar në Turqi – teksti në të thuhet se është 3000 vjeçar

Një tekst misterioz është zbuluar në Turqi. Ishte ndër dhjetëra mijëra pllaka argjile të lashta që u shkruan gjatë Perandorisë Hitete, gjatë mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Për momentin, ekspertët nuk e dinë saktësisht se çfarë shkruhet në këtë pllakë të pazakontë, por duket se është një gjuhë e humbur prej më shumë se 3000 vjetësh.

Studiuesit thonë se idioma misterioze është ndryshe nga çdo gjuhë tjetër e lashtë e shkruar nga Lindja e Afërt, megjithëse duket se ka rrënjë nga gjuhët anadollake-indo-evropiane. Shkronjat misterioze fillojnë në fund të një teksti ritual të shkruar në hititisht, gjuha më e vjetër indo-evropiane e njohur, pas hyrjes se “që tani e tutje lexo në gjuhën e vendit të Kalashma”.

Emri Kalashma i referohet një shoqërie të epokës së bronzit që ndoshta ka jetuar në buzë të Perandorisë shumë më të madhe Hitete, jo shumë larg qytetit antik të Hatusha, ku më vonë u gjet kjo pllakë balte, shkruan sciencealert.


Andreas Schachner, kreu i kërkimeve arkeologjike në vendin Hatusa, thotë se ai menjëherë vuri re se kjo pllakë ishte e ndryshme nga të tjerat. Në veçanti, ajo u ruajt jashtëzakonisht mirë në krahasim me më shumë se 25 mijë pllaka të tjera balte të gjetura në Bogazkoy, Turqi.

Historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët kanë punuar së bashku për më shumë se një shekull për të përkthyer arkivin e jashtëzakonshëm të kontratave mbretërore, korrespondencës politike dhe teksteve ligjore dhe fetare të gjetura në vendin e Hatushës.

Edhe pse shumica e këtyre pllakave janë të shkruara në shkrimin kuneiform (është një nga sistemimet më të hershme të njohura të shkrimit), ka edhe të tilla në gjuhë të tjera, të cilat me shumë gjasa vijnë nga grupe të ndryshme etnike që dikur ishin nën hijen e Perandorisë Hitite.

“Hititët ishin shumë të interesuar për regjistrimin e ritualeve në gjuhë të huaja”, shpjegon Schwemer. Ky interes nuk ishte vetëm shkencor. Mijëra perëndi dhe perëndesha adhuroheshin në Perandorinë Hitite.

Ndërsa hititët pushtuan gjithnjë e më shumë territore në gadishullin e madh midis Detit të Zi dhe Mesdheut, ata ndoshta adoptuan religjione të reja në mënyrë që të përqafonin më mirë subjektet e tyre të sapofituara.

Ekspertët besojnë se arkivat perandorake ishin një mënyrë për të konsoliduar “kultin e shtetit”. Duket se duke huazuar ide të tilla si sistemi kuneiform, traditat dhe fetë, hititët hasën më pak pengesa gjatë zgjerimit të shtrirjes së perandorisë.

Fotot e pllakës së sapo zbuluar nuk janë publikuar ende sepse shkencëtarët ende po punojnë në përkthimin e tekstit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Kalo në kategori