Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta parandalojë ikjen e të rinjve.
Në seancën e Kuvendit të enjten, Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që të veprojë dhe të mos lejojë që të rinjtë të ikin nga Kosova pas 1 janarit kur edhe pritet të liberalizohen vizat.
“Nëse buxheti të është bartë nga viti në vit, fute një pako për të rinjtë që të mos e lëshojnë vendin me 1 janar. Pra, gjeje një mënyrë, një formulë dhe vepro”, është shprehur i pari i AAK-së.
Ndërsa, kryeministri Kurti duke iu përgjigjur këtyre deklaratave ka thënë se nuk ka zbrazje, por ka emigrim. Ai ka shtuar se as pas 1 janarit kur edhe qytetarët do të lëvizin pa viza nuk do të ketë zbrazje.
“Unë nuk mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. Ju e dini se ata që do të shkojnë tash pa viza në zonën Shengen duhet të kthehen”, është shprehur kreu i ekzekutivit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali
"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it
Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut
Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama
Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori
Tragjedi në Zvicër, 11-vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp
Vihet re një detaj qesharak në atletet e personalizuara të Antonio Rudiger për Euro 2024