LAJMI I FUNDIT:

Leje menstruale për gratë në Shqipëri, aktivistja: Kanë një oqean problemesh, pse mos të zgjidhet të paktën kjo

Leje menstruale për gratë në Shqipëri, aktivistja: Kanë një oqean problemesh, pse mos të zgjidhet të paktën kjo

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë propozoi një ditë më parë që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.

Aktivistja Rea Nepravishta tha gjatë një emisioni në Euronews Albania se kjo nismë nuk zgjidh problemet e grave në Shqipëri që janë shumë më të mëdha dhe më thella, por sipas saj, nuk ka pse të dilet kundër, pasi çdo nismë që lehtëson gratë është e rëndësishme.


“Mendoj se një propozim ligjor duhej bërë pa u bërë ky diskutim në sensin që nuk e zgjidh kjo problemin e grave në Shqipëri që janë shumë të thella, por edhe të dalësh kundër kësaj gjëje sepse nëse kemi një oqean të madh problemesh, kjo pikë uji që është pse mos ta bëjmë. Gratë mbajnë peshën më të madhe në shoqëri; ato kujdesen për të moshuarit apo të sëmurët në shtëpi, ndaj çdo lloj nisme që i lehtëson gratë është e rëndësishme”, tha ajo.