Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së punës në Portugali është pritur nga kryeministri António Costa, me të cilin ka biseduar për integrimin euro-atlantik të Kosovës.
Gjatë takimit marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve u vlerësuan si tejet miqësore, ndërkohë që Presidentja Osmani çmoi mbështetjen e shteti portugez për Kosovën, që nga viti 1999 me pjesëmarrjen e ushtarëve në misionin e KFOR-it, por edhe në fazat e mëvonshme të shtetformimit dhe shtetndërtimit.
“Duke kërkuar përkrahjen e mëtejme të Portugalisë për rrugën euro-atlantike të vendit tonë, presidentja Osmani ka theksuar se është jo vetëm interes shtetëror i Kosovës, por edhe interes strategjik i BE-së, që Ballkani Perëndimor, bazuar në merita, të bëjë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit, në mënyrë që të kontribuohet për synimin e përbashkët për një Evropë të tërë, të lirë e në paqe”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Presidentja ritheksoi se është e domosdoshme të bëhen hapa urgjent për anëtarësim në NATO, duke filluar me Partneritetin për Paqe, si hap që do të kontribuonte jashtëzakonisht shumë për paqe në rajonin dhe kontinentin tonë.
Në takim, Presidentja Osmani ndër të tjera e ka informuar kryeministrin Costa për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, posaçërisht në lidhje me agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe nevojën e adresimit të përgjegjësisë së saj për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.
Më tej Presidentja Osmani ka theksuar se në dialogun me Serbinë, Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se vetëm njohja reciproke është kusht për paqe e stabilitet në rajon.
Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në sferën e politikës së jashtme, sektorin e IT-së, shkëmbimit ekonomik e tregtar, arsim, si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PTHP ngrit procedurë hetimore ndaj 21 vjeçarit nga Shkupi, nën akuzën për ngacmim seksual
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme por në rrugë me lagështirë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite