LAJMI I FUNDIT:

Takimi i Kurtit me Njësinë Speciale Intervenuese, i pranishëm edhe Sveçla

Takimi i Kurtit me Njësinë Speciale Intervenuese, i pranishëm edhe Sveçla

Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Njësisë Speciale Intervenuese.

I pranishëm në takim është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Takimi i Kurtit vetëm me NJSI-në i papranueshëm për Sindikatën, Zeqiri: Ku po mbetet pjesa tjetër e Policisë?
Lexo po ashtu Takimi i Kurtit vetëm me NJSI-në i papranueshëm për Sindikatën, Zeqiri: Ku po mbetet pjesa tjetër e Policisë?


Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Ata kanë paralajmëruar protestë edhe për datën 7 nëntor, por ajo është pezullua pasi kryeministri Kurti iu ka premtuar se do t’i presë në takim për të gjetur zgjidhje lidhur me kërkesat e tyre.

E takimi i Kurtit vetëm me Njësinë Speciale Intervenuese, është i papranueshëm për Sindikatën e Policisë së Kosovës.

Kreu i kësaj sindikate, Imer Zeqiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk janë të informuar zyrtarisht për këtë takim.

“Nuk e kam asnjë informacion zyrtar se a do të mbahet takimi dhe a do të jemi pjesë apo nuk do të jemi pjesë ne si sindikatë. E në rast se takimi ndodh vetëm me një njësi, për neve si sindikatë është e papranueshme. Kjo pasi kërkesat dhe pakënaqësitë rreth të gjitha kushteve dhe kërkesave që i kemi ne si sindikatë, e që janë kërkesa të Policisë së Kosovës, atëherë ku po mbetet pjesa tjetër e Policisë? Prandaj, për neve një takim vetëm me një njësi është i papranueshëm”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori