Nga: Gideon Levy / Haaretz
Përktheu: Dush Gashi
Fotoja e Ohad Zwigenbergut nga Associated Press-i në kopertinën e Haaretz-it vlen sa një mijë fjalë. Ajo tregonte një ushtar të IDF-së [Forcat Mbrojtëse të Israelit] në një dhomë fëmijësh në Gazë, me këmbën e tij të mbështetur në shtrat. Muret rozë të dhomës, që synonin të krijonin një atmosferë paqësore, nuk mund ta fshihnin tmerrin: dhoma ishte në rrëmujë dhe e grisur, me një kukull të vetme të shprishur në shtratin e rrënuar, duke u kujtuar shikuesve se kjo ishte dhoma e një fëmije, e cila kurrë më nuk do t’i shërbejë qëllimit të saj. Banorët e saj ikën për të shpëtuar jetën ose u vranë, ose të dyja.
Dhoma gazane dukej tamam si dhomat e shkatërruara të fëmijëve që kisha parë në Kibucin Be’eri mëngjesin pas masakrës. Nuk mund të mos mendohet për fatin e banorëve të tyre të vegjël, këtu dhe atje. Nëse fëmijët në Be’erit mbijetuan, të paktën ata mund të shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Nëse fëmijët në Gazë mbijetuan, nuk ka asnjë shpresë për ta.
Fëmijët janë fëmijë, ia vlen të përsëritet, dhe njeriu nuk mund të mos ndihet po aq i tmerruar nga ajo që u ndodhi, si këtu, si atje. Në realitetin fashist që tashmë ka përfshirë Izraelin, edhe kjo deklaratë konsiderohet tradhti, subversive dhe shprehje e urrejtjes ndaj Izraelit. Si guxoni të krahasoni?
Në mesditën e së shtunës, zëvendësministri i shëndetësisë i Hamasit, Yousuf Abu al-Arish, duke folur nga spitali Al-Shifa në Gazë, njoftoi se 39 foshnja të lindura para kohe u përballën me vdekjen e menjëhershme nga asfiksia pasi gjeneratorët u shkyçën, duke ndërprerë oksigjenin në inkubatorët e tyre. El-Arish bërtiti: “Ky është momenti për të cilin paralajmëruam.” Jashtë spitalit kishte tashmë një grumbull prej 100 trupash të paidentifikuar të mbuluar me mbulesa të bardha. Nuk mund t’i varrosnin sepse spitali ishte nën rrethim, i rrethuar nga të gjitha anët me tanke. Të plagosurit dhe të sëmurët, si dhe të vdekurit, nuk mund të nxirreshin më nga ferri.
Menjëherë pas kësaj, profesori Mads Gilbert, mjek norvegjez i cili kishte qenë vullnetar në spital gjatë të gjitha luftërave të mëparshme, por tani u gjend në Kajro, tha se snajperët izraelitë ishin vendosur rreth spitalit dhe po qëllonin mbi të. Një infermiere në repartin e neonatalëve u vra.
Fotot nga Spitali Al-Shifa para se të ndërpritej treguan dhjetëra të plagosur të gjakosur të shtrirë në dysheme dhe një baba të dëshpëruar që nxitonte drejt foshnjës së tij të vdekur, gjithashtu i shtrirë në dysheme. Ferri është aty. Dr. Tanya Haj-Hassan, mjeke nga Mjekët pa Kufij, tha se i mungonin fjalët.
Deri të premten në mbrëmje, kishte 4,506 fëmijë të vdekur. Dyzet mijë njësi banimi janë shkatërruar plotësisht. Gjysma e Gazës është në gërmadha. Spitali i Fëmijëve Rantisi është në rrethim, askush nuk mund të hyjë e të dalë. Spitali i Fëmijëve Al-Nasr gjithashtu pushoi së funksionuari dhe të gjithë fëmijët e sëmurë dhe të plagosur u evakuuan. Një Zot e di se ku. Shkolla Al-Buraq u bombardua të premten mbrëma, duke vrarë të paktën 50 njerëz që mendonin se kishin gjetur ishin strehë atje. IDF raportoi se komandanti i njësisë së Hamasit që pengoi gazanët të lëviznin në jug ishte në mesin e të vdekurve. Bingo.
Është e pamundur të qëndroni të qetë duke parë këto skena. Edhe pas vizitës së kibucëve dhe qyteteve në jug të nesërmen e masakrës, edhe pasi iu ekspozova të gjitha tmerreve që ndodhën atje. Edhe pas gjithë historive të të mbijetuarve dhe pas gjithë të vdekurve, madje edhe pas shikimit të filmit të publikuar nga zëdhënësi i IDF-së. Është e pamundur të shmanget tmerrimi nga ajo që po ndodh në Gazë tani, edhe duke ditur se çfarë fshihet nën ato spitale.
Jo më pak i tmerrshëm është pranimi se ne tani duhet të mbajmë njërën anë: ose jeni të tronditur nga mizoritë e kryera nga Hamasi, ose nga mizoritë e kryera nga IDF-ja. Vendosni. Zgjidheni njërën anë. Cilët fëmijë të vdekur ju tronditin më shumë? Cilët prindër të humbur ju shqetësojnë më shumë? A nuk mund ta shihni ndryshimin midis Hamasit që erdhi këtu për të masakruar, dhe të një ushtrie që erdhi për të shpëtuar pengjet dhe për të zhdukur Hamasin? Unë me të vërtetë mundem, por fëmijët e therur dhe prindërit e tyre jo më pak të therur, kanë pak interes për qëllimet e vrasësve të tyre.
Në të dyja palët, ata nuk e meritonin vdekjen. Vrasja e tyre është njëjtë tronditëse dhe nuk ka asnjë arsye në botë për të qenë apologjet për marrjen e këtij qëndrimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3