LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja në zgjedhjet e ardhshme garanton përfaqësim gjinor të barabartë

KQZ-ja në zgjedhjet e ardhshme garanton përfaqësim gjinor të barabartë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së bashku me OSBE-në diskutuan për pjesëmarrjen gjinore në trupat e menaxhimit të zgjedhjeve komunale dhe në vendvotime lokale.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se me hyrjen në fuqi të Ligjit për zgjedhje të përgjithshme është shtuar një rregullore e cila i referohet komisioneve komunale për të garantuar në zgjedhjet e ardhshme një përfaqësim, të drejtë dhe pjesëmarrje gjinore.

Radoniqi tha se përfaqësimi gjinor do të ndikonte edhe në avancim të një menaxhimi të zgjedhjeve. Ai tha se me Rregullorja e re e Ligjit për zgjedhje të përgjithshme nuk ka fuqi detyruese, por KQZ-ja do të përpiqet për një përfaqësim gjinor.


Po ashtu, kreu i KQZ-së tha se të dhënat e përgjithshme të përfaqësimit të grave tregojnë se jemi larg në këtë aspekt dhe duhet të punohet fuqishëm.

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, u shpreh se KQZ-ja duhet të lavdërohet për përpjekjet për barazinë gjinore. Ai tha se është sfidë situata e përfaqësimi gjinor, sipas tij Kosova ka një normë të madhe të pa punësimit dhe gratë ngadalë po i kërkojnë të drejtat e tyre.

Davenport shtoi se përfaqësimi gjinor i grave në zgjedhjet lokale të fundit ka pasur ngritje 19% por se është nën 30%. Ai tha se këto shifra duhet të përmirësohen për zgjedhjet e ardhshme. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori